Mustafa thotë se mund të jetojmë edhe pa viza – ja çfarë përgjigje i jep Shpend Ahmeti

0
862

Isa Mustafa

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një statusi në Facebook i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit kishte thënë se “Ne mund të jetojmë edhe pa liberalizim, por më keq se të tjerët”.

Një deklaratë të tillë kryeministri Mustafa a ka bërë sot Qeverisë së Kosovës duke shtuar se nuk sheh asnjë arsye për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

E sipas Ahmetit, nëse mund të jetojmë pa viza, atëherë mund të jetojmë edhe pa marrëveshjen për demarkacionin, pa Zajednicën, e pa korrupsion.

E Ahmeti nuk është ndalur me kaq. Ai i ka thënë kryeministrit Mustafa se “mund të jetojmë edhe pa juve në qeveri”.

Madje, sipas Ahmetit, “në fakt kjo e fundit është jo mundësi por domosdoshmëri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu