Mustafaj: Me Olldashin dhe Bashën ra shpresa për fillimin e ri të PD-së

0
806

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm dhe anëtar i PD-së, lëshoi kritikat e tij për vendimin e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila përjashtoi Aleksandër Biberajn nga gara për kreun e partisë.

Ai tha se Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e Partisë Demokratike. “Kryesia e Partisë Demokratike bëri sot një gabim të panevojshëm, duke përjashtuar Biberajn nga gara. Berisha shkeli edhe një herë statutin e partisë”, thekson Mustafaj.

“Të tjerët rreth e rrotull treguan edhe një herë përulësinë e tyre të padobishme duke e miratuar. Të paktën dy kandidatët kryesorë; Basha dhe Olldashi duhet t’i kishin thënë jo. Askush nuk duhej të ishte më i interesuar se vetë ata të dy, që kjo garë të fillonte me një standard të mirë”.

Mustafaj nuk heziton më tej të bëjë edhe një prognozë të dy liderëve të mundshëm të PD-së, duke thënë se kanë rënë shpresat për një fillim të ri.

“E humbën këtë rast, për të na treguar në radhë të parë ne demokratëve, që do të votojmë, por edhe të gjithë shqiptarëve, se do të jenë nesër kryetarë me zërin e tyre.

Që sot bie edhe shpresa se do të kemi një fillim të ri. Do të kemi thjesht një fushatë të vazhdimësisë dhe mbetet të shihet në zgjedhjet e ardhshme, ato vendoret e vitit 2015, sa do të na duan shqiptarët”, paralajmëroi Mustafaj.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu