Myftiu Tërnava: Fëmijët duhet t’i dërgojmë në Turqi që të edukohen

0
986

Ndihma e Turqisë në aspektin e përgatitjes së fëmijëve tanë është shumë e rëndësishme, pasi pas rënies së Shtetit Osman në Ballkan u mbyllën të gjitha institucionet fetare, tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll.

Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë me temë “Islami në Euroazi: Bashkim, solidaritet dhe perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar”, e cila organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, vazhdoi të mërkurën me seancën e ditës së dytë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se pas rënies së Shtetit Osman janë mbyllur të gjitha institucionet fetare në Ballkan.

Ai tha se si rezultat i luftës së bërë kanë filluar të rihapen këto shkolla. “Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme”, tha Tërnava.

Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të Lartë të Myslimanëve në Bullgari, Vedat Sabri Ahmed, tha se në vendin e tij jetojnë rreth 1.5 milionë myslimanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu