Naim Bazaj: Kadri Veseli po ndan në dysh PDK-në

0
787

naim-bazaj

Kandidati për Drenasin, Naim Bazaj ka konfirmuar për KosovaPost se Kryesia e Drenasit nuk e ka emëruar Ramiz Lladrovcin kandidat për zgjedhjet e 4 dhjetorit, por sipas tij emërimin e bëri niveli qendror e konkretisht kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Nuk është e vërtetë që e ka emëruar Kryesia e Drenasit, por emërimin e Lladrovcit e ka bërë selia qendrore e PDK-së. Kryesia e Drenasit të gjithë ishin të pakënaqur me emrin e Lladrovcit dhe nuk e mbështeten emrin e tij pothuajse askush. Por Kadri Veseli erdhi me zarf si në kohën e Rankoviqit dhe tha: “Urdhëroni ky do të jetë kryetari”, kështu ka konfirmuar për KosovaPost, Naim Bazaj menjëherë pas konfirmimit zyrtar se Ramiz Lladrovci u emërua nga PDK, për garën e Drenasit.

“I thash Veselit rehatoje Mitrovicën se gjysmën ke mundur ti kesh e jo me ti marrë ai i AKR-së. Qysh e kanë humb Mitrovicën duke larguar njerëzit meritor, ashtu do ta humb edhe Drenasin me bandën e tij”, ka shtuar Bazaj.

Sipas tij Kadri Veseli po e ndan në dysh Partinë Demokratike, e Drenasi siç thotë ai është veç fillimi i ndarjes në dysh.

“Në Drenas veç e ndajti PDK-në, e kështu do ti ndaj edhe komunat tjera me grupacionin e tij”, ka vlerësuar Bazaj duke shtuar se nga nesër do të ‘zyrtarizojë kandidaturën time të pavarur me gjithë këtë elektorat që kam me vete’.

“Sonte veç kam filluar takimet me elektoratin tim dhe tani jam në takim më ta”, konfirmoi Bazaj.

pdk-ja-drenas

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu