Nasim Haradinaj e pranon, liderët nuk jane serioz për Specialen

0
959

Njëri nga personat më të zhurmshëm sa i përket shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj, e ka quajtur të pakuptimtë lojën me ndërrim qëndrimesh të liderëve të vendit. Nënkryetari i OVL-së që dikur as nuk hezitoi që ambasadorin amerikan ta quajë edhe palaço, veç pse ky i fundit bënte thirrje të mos tentohej shfuqizimi i Speciales, po pret nga deputetët ta çojnë deri në fund këtë iniciativë 

Fillimisht Kadri Veseli, pastaj Ramush Haradinaj e së fundmi edhe Presidenti Thaçi, vendosën që të zmbrapsen nga drama që nisën më 22 dhjetor. Por, ata që dikur e nisën një peticionin me arsyetimin se po kërkohej vetëm ndryshim-plotësimi i Ligjit për Specialen e që dikur kërkuan shfuqizimi e plotë të saj, e quajnë të pakuptimtë qëndrimin e ri të liderëve.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i organizatës së OVL-së së UÇK-së, thotë se organizata e veteranëve të luftës ka bërë gjithë punën që, sipas tyre, është e drejtë.

“Për ne është e pakuptimtë prej këtyre politikanëve që në fjalën e parë një herë thonë është diçka e keqe, e që është e keqe, dhe pastaj thonë ndryshe, ne nuk mund t’i kuptojmë pastaj si do ta votojnë atë”, ka thënë ai për Express.

Ai pret që deputetët të qëndrojnë mbrapa nënshkrimit të tyre dhe të votojnë në mënyrën e duhur. Pranon se qëllimi i tyre ishte dërgimi i kësaj iniciative deri në Kuvend.

“Ne e kemi kryer gjithë punën që ua e kemi çu atyre deri aty, unë mendoj se ajo është në procedura dhe t’i shohim procedurat. Ne ende shpresojmë që të kemi deputetë të mirëfilltë të popullit, shpresoj ishalla të pafajshëm në kuptimin që dikush nuk ka mundur t’i kërcënojë qoftë në formën e korrupsionit ekonomik apo me fajësi të tyre çfarë i kanë ata dhe shpresoj se deputetët do të jenë të lirë për votën e tyre dhe shpresoj se do të votojnë mënyrën e duhur”, ka shtuar ai.

Por, Haradinaj thotë se organizata e tyre nuk ndihet e tradhtuar, pasi, sipas tij, ende nuk ka ndonjë vendim për këtë. Lë të kuptohet se do të ndiheshin nëse nuk ndodh shfuqizimi i saj.

Në Kosovë veteranët e luftës së ish-UÇK-së, nisën nënshkrimin e një peticioni me anë të të cilit i kërkohej Kuvendit të Kosovës që ta ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Por më vonë ata kërkuan shfuqizimin e saj.

Procedurat rreth funksionimit të Gjykatës Speciale tashmë kanë përfunduar dhe Gjykata është e gatshme të nisë punën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu