Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup

0
547

Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar dhe e frikshme, pas sulmeve brutale nga huliganë të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve.

Situata e tensionuar ka nisur menjëherë pas protestës së dhunshme para Qeverisë, kundër emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së.

Protestuesit pas përballjes dhe përleshjes me policinë para Qeverisë, ata pas shpërndarjes së tyre kanë nisur sulmin brutal ndaj qytetarëve shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit. Më pas sulmet kanë vijuar edhe në disa lagje tjera dhe se kryesisht caku i sulmeve kanë qenë gjithë ata qytetarë që janë identifikuar se janë të përkatësisë shqiptare.

Dhjetëra dëshmitarë kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dhe shpëtimin e kokës së tyre nga brutaliteti i huliganëve të maskuar maqedonas, që ushtronin dhunë edhe para syve të policisë.

“Kanë rrahur fëmijë, gra shqiptare dhe pleqë në mënyrë barbare dhe të dhunshme. Kjo është e patolerueshme të rrihet një qytetar i lirë i këtij vendi. Ne si po na trajtojnë ata, a thua edhe ne t’ia kthejmë me të njëjtën mënyrë. Apeloj që të ndërmerren masa, përndryshe do të mund të eskalojë situata”, theksoi Blerim.M, një student shqiptarë në Shkup, që ka përjetuar tmerrin e huliganëve maqedonas.

Njësitet speciale kanë vazhduar të qëndrojnë në disa akse rrugore dhe në pjesën qendrore të Shkupit. Mirëpo, siç mësohet huliganët e organizuar maqedonas kanë qëndruar mbrëmë kryesisht në lagjet e pastra etnike të Shkupit, si Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë, etj.

Protesta ka qenë e organizuar dhe se grupe tifozësh maqedonas ultranacionalist kishin thirrur për organizim dhe rezistencë ne shenjë proteste kundër ministrit Xhaferi. /INA/

Dhuna nga tifozët, 5 të rinj shqiptarë në spital

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar 5 qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej tyre, në gjendje më të rëndë gjenden në kurim intensiv. Njëri prej të lënduarve duke përshkruar ngjarjen thotë se huliganët maqedonas në grup prej 100 deri 200 personash kanë sulmuar nëpër qytet, stacione autobusësh dhe kudo që kanë takuar shqiptarë.

“Kemi qenë në stacionin e autobusëve në rrugën “Jugodërvo”. Përnjëherë ka ndodhur ngjarja, më shumë se 100-200 vetë kanë qenë dhe kanë goditur nga kanë mundur. Kjo nuk është në rregull. Del ashtu siç duhet, nuk kthehesh normal”, thotë njëri prej të lënduarve.

Dy prej të lënduarve janë nga Komuna e Haraçinës. Për këtë shkak kryetari i kësaj komune edhe sot vizitoi Spitalin e Qytetit për tu informuar nga afër me gjendjen e viktimave. Ai paralajmëron se nëse vazhdojnë incidentet e tilla situate mund të eskalojë.

“Definitivisht këto duhet të ndërpriten. Këto huliganë që bëjnë këto vepra, rrahin fëmijë, nxënës, nuk çon në të mirë dhe siç duket situata mund të eskalojë edhe në një krizë më të madhe. Kisha apeluar deri te organet përkatëse, njëherë e përgjithmonë të marrin fund këto ngjarje”, tha Bastri Bajrami, kryetar i Komunës së Haraçinës. /Alsat M/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu