NATO paralajmëron bashkëpunime me ushtrine serbe

0
682

NATO

“Ne nuk mund ta ndryshojmë atë se cfarë ka ndodhur në të kaluarën, por besojmë se mardhëniet midis Serbisë janë përmirësuar”, thotë Admirali Mark Ferguson.

“Sot, mund të them se ne po punojmë së bashku dhe po shkojmë përpara”, komandanti I forcave të NATOS nga Europa dhe Afrika, transmeton Indeksonline.

“Aleanca e sheh Serbinë si një anëtar të rëndësishëm për partneritet mbi programin e paqes, dhe së fundmi ne kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të quar përpara interesat tona të përbashkëta”, deklaroi Ferguson për të përditshmen serbe Danas.

“Qytetarët serb duhet ta shohin NATO-n si një partner I cili dëshiron të sjellë ekspertizat e saja mbi reformat në ushtrinë serbe, duke e respektuar integritetin dhe neutralitetin e saj”, shtoi ai.

Duke komentuar bashkëpunimin e Aleancës, Ferguson tha se NATO ka planifikuar mbi 100 aktivitete të përbashkëta me ushtrinë serbe përmes të cilëve synohen të arrihen objektiva të përbashkëta për programin e paqes dhe stabilitetit rajonal e botëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu