NATO, Rasmusen shpreh keqardhje por nuk kërkon falje

0
947

NATO ka shprehur keqardhje për humbjet e jetëve nga sulmi i gabuar që u ndërmor mbi një tank të rebelëve. Më parë një komandat i NATO-s refuzoi të kërkonte falje duke thënë se deri atëherë nuk kishte dijeni se rebelët kanë tanke.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmusen ka shprehur keqardhje për viktimat por ka shtuar se aleanca po respekton rezolutën e OKB-së për mbrojtjen e civilëve dhe kjo është arsye pse është bombarduar tanku.

“Ky është një incident fatkeq. Shprehim keqardhje të thellë për jetët e humbura. Situatë atje rrjedh me shpejtësi. Ne kemi parë më parë që tanket përdoreshin nga regjimi i Gedafit për të sulmuar civilët”, tha Rasmusen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu