Nazim Bllaca dergohet ne Burgun e Dubraves

0
883

Bllaca

Avokati Osman Havolli, i angazhuar në rastin “Bllaca 3”, ka thënë se nuk ka kurrfarë informatash në lidhje me zhvillimet e fundit të ish-klientit të tij, Nazim Ballaca.
“Nuk kam kurrfarë informacionesh zyrtare të cilat lidhen tani me zhvillimet rreth Bllacës”, ka thënë Havolli për Koha.net.

Ai më tej ka sqaruar se puna e tij si avokat në “Bllaca 3” ka përfunduar qysh nga përfundimi i atij procesi, duke theksuar se “tani e tutje këto raste nuk janë dhe nuk më përkasin mua”.

Ndryshe, sot gjatë ditës mediat në vend kanë raportuar se Nazim Bllaca, i akuzuar për vrasje, është transportuar në Burgun e Dubravës nga arresti shtëpiak ku ka qëndruar deri më tani por Bllaca e ka refuzuar gjithmon kete Burg duke the se atje ska siguri personale pasi ne ate Burg gjinden shume ish Ushtar te “UCK-së” dhe ndjehet i rrezikuar nga ata pershkak se ka qen deshmitar i mbrojtur ne disa raste por mbrojtja e tij si deshmitar u zbulua shume shpejt nga UNMIK-u pasi ata kishin deshtuar disa here te mbronin deshmitaret e tyre qe i kishin futur ne programin e tyre mbrojtjes.

Dhe deshmitaret e tjere te EULEX-it rrezikoin te zbulohen shume shpejt gjat proceseve per shkak se nderkombtaret skan aspak interes ti mbroin me te veret dhe mbi te gjitha Kosova esht vend shume i vogel me nje popullsi me pak se 2 milion banor ku ne qdo Komun njeri njef tjetrin dhe zbulimi i deshmitarve te mbrojtur esht i pashmangshem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu