Nazmi R. është roja i vrarë nga plaçkitësit në ‘Albi Mall’

0
760

qendra tregtare

44 vjeçari që u vra në orët e hershme të mëngjesit quhet Nazmi R., i cili ka punuar si roje sigurimi në këtë qendër tregtare. Ai është qëlluar me armë zjarri nga tre persona që për cak kishin vjedhjen e një kasaforte në njërin nga lokalet e kësaj qendre.

Daut Hoxha nga policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress, rastin në fjalë duke treguar po ashtu se policia është në vendin e ngjarjes dhe ka filluar intervistimet e dëshmitarëve.

Policia ka konfirmuar se për rastin në fjalë ka marrë informatën rreth orës 01:30 dhe se ka reaguar menjëherë.

“Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur një person me plagë të marra në gjoks, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme fillestare dhe ato hetimore për të sqaruar rrethanat, ndërsa policia është në kërkim të autorëve që dyshohet se kanë kryer këtë krim”, tha Daut Hoxhaj nga policia e Kosovës.

Dyshimet e para siç shpjegon zyrtari për informim i policisë, ka qenë një vjedhje në proces. Policia deri më tani ka intervistuar disa dëshmitarë ndërsa, burime të KosovaPress-it thonë se policia ka arrestuar disa persona.

Në qendrën tregtare “Albi Mall” ende nuk janë hapur shumica e lokaleve edhe pse ato fillojnë punën në orën 09:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu