Ndalimi i Haradinajt mund të bëhet edhe në Shqipëri

0
737

Haradinaj

Arrestimi i Ramush Haradinajt në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni nxjerr edhe një herë në pah se autoritetet serbe kanë “nxirë” shumë prej figurave të luftës, aktualisht në pushtet, duke i futur në listat e Interpolit në të katër klasifikimet.

Specialistë të Policisë Kufitare në Morinë të Kukësit kanë bërë të ditur për “Kohen Ditore” se ndaj shumë liderëve aktualë, ish-figura dhe komandantë të luftës në Kosovë, mund të kishin vepruar si në Lubjanë, por megjithëse kanë rezultuar “pozitiv” janë lënë të lirë falë dashamirësisë së shtetit shqiptar, ku inspektorët e Interpol-Tirana kanë gjetur mënyrat e duhura për të bindur kolegët e tyre në Lion të Francës për t’i lënë të lirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në pikëkalimin kufitar të Morinit, thekson specialisti, kanë rezultuar “pozitiv” apo më të “kuqe” edhe figura si Naser Shatri, Ruzhdi Saramati, Azem Syla, etj., por që janë lënë të lirë falë mirëkuptimit të shtetit shqiptar. Shumë prej këtyre figurave kalojnë në Shqipëri edhe me eskortë pa qenë e nevojshme që të kontrollohen.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu