Ndalohen dy serbë, dyshohen në lidhje me zhdukjen e Sead Alushit

0
580

Arrestimi

Dy serbë nga veriu i Mitrovicës janë në ndalim që nga e shtuna dhe dyshohen te kene lidhje me zhdukjen e 17 vjeçarit, Sead Alushi në lumin Ibër.

Ata janë ndaluar për 48 orë më urdhër të prokurorit. Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.

“Po janë ndaluar dy serbë, pronarë të shtëpisë ku të rinjtë shqiptarë kanë hyrë për të marrë disa qen”, tha Hoti për KosovaPress.

Në ndërkohë edhe sot po vazhdon kërkimi për gjetjen e 17 vjeçarit, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.

Kërkimet po bëhen nga ekipet e shpëtimit të FSK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu