
Sot në orët e pasdites Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar në lidhje me lëshimin e aktvendimit për ndalimin 48-orësh të një personi si i dyshuar për krime të luftës në Kosovë.Ndalohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë!
Sipas njoftimit i dyshuari me inicialet Z.K dyshohet se ka kryer vepra penale të krimeve të luftës në Kosovë, në fshatin Nerodime e epeërme në Ferizaj gjatë vitit 1999.
Njoftimi pa ndërhyrje:
Ndalohet Z.K, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Prishtinë, 12 prill 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sot në orët e pasdites me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K.
Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.