Ndërgjegjja!

0
1010

Shqiptarët shumë herë kanë qenë në dilema se si të veprohet dhe kur mundën njëherë e mirë për t’i thënë edhe “miqve”, mjaft e tepruat! Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kanë qenë momente edhe kolektive edhe individuale, kur kanë ditur të ndajnë shapin prej sheqeri dhe interesat e veta të ngushta i kanë lënë mënjanë, për të mbrojtur interesin kolektivë. Sot një fenomen i tillë mungon.

Parashtrohet një pyetje shumë e logjikshme, ka ndërgjegje sot të të gjithë faktorët që veprojnë në territoret shqiptare, qoftë ne vet apo edhe ata që hiqen si miqtë tanë? Ndërgjegjja këtyre njëzetenjë viteve ka rënë në zero dhe mundohen vetëm të hedhin sy në masat e revoltuara për padrejtësitë që u vijnë edhe nga vet shqiptarët. Ku mbeti kjo ndërgjegje? Mendojë se ajo me kalimin e kohës, sa më shumë që humb peshën e vet, krijon ambient “morali” dhe të gjitha veprimet kundër tyre janë të pamoralshme. Në këtë kohë:

E moralshme është të vjedhësh!

E moralshme është të marrësh mito!

E moralshme është të koketon me armikun!

E moralshme është me merresh me prostitucion!

E moralshme është të merresh me narkotik!

E moralshme është të marrësh pagë e të mos e arsyetosh me punë!

E moralshme është të bëhen diferencime klasore të përmasave shqetësuese!

E moralshme është të ketë varfëri të skajshme!

E moralshme është të flasësh për të ardhurat për kokë banori pa bërë asnjë analizë!

E moralshme, madje shumë e moralshme është, të mos lejon alternativë për çlirim kombëtar!

E moralshme është, që edhe kreu politik i Shqipërisë londineze të shkel Kushtetutën dhe të çjerrën para masës dhe faktorit ndërkombëtar, se bashkimi kombëtar nuk është në agjendat e tyre, se ky bashkim kombëtar paraqet rrezik për vet shqiptarët, se më mirë është të jenë të bashkuar në Bruksel se sa të ketë një qeveri, një parlament, një polici dhe një ushtri.

Ky amoralitet sot ka kapërdirë gjithë elitën politike shqiptare dhe vetëm bëmat e tyre janë të moralshme. Ky amoralitet ka kapërdirë gjithë “ajkën” e misionarëve ndërkombëtar për të bërë politik të dyfishtë me ne shqiptarët. Ky amoralitet ka mbërthyer në vete të gjithë ata që në politik janë diletant dhe nuk janë në gjendja të parashohin se ditën tjetër çfarë mund të ndodh.

Kur bëhet fjalë për politik të dyfishtë, ndërkombëtarët krenohen me këtë lojë të pistë që e bëjnë, por duhet ta dinë se ata mund të mashtrojnë një klasë politike, por kurën e kurës nuk mund të mashtrojnë shqiptarët, të cilët edhe në ditët më të kobshme kanë ditur se si t’i rreken punëve. Dhe kjo do të ndodh.

Ambasadori francez Jean- Francois Fitou një grup të rinjsh i quan fashistë. Nuk do të analizojë momentin e shfryrjes së Ambasadorit, për të treguar se njeh këtë rrymë filozofike që i solli dëm njerëzimit, nuk do të analizojë se kjo përkonte me situatën e krijuar në sallë, nuk do të analizojë edhe për pjekurinë politike të Tijën duke shfrytëzuar mediet e informimit, por t’ia përkujtoj, këtë e kam bërë edhe herëve tjera jo për të, por për politikën të cilën e ka udhëhequr misionari i tyre – Kuchner në veriun e Kosovës, ku me vetëdije krijoi vatrën e luftës, i dha përparësi mu fashizmit dhe nazizmit në atë pjesë të Kosovës, duke u prirë pjesëtarëve të MUP- it, paramilitarëve për në tokën e shenjt, aty ku janë minierat, aty ku janë shkritoret e mineraleve, aty ku është uji i pijshëm, duke përzënë me forcë shqiptarët përmes ushtrisë të ciklën e pritën shqiptarët si çlirimtare. A nuk është ky fashizëm e nazizëm i nderuari Fitou dhe asnjë herë nuk e ngrite zërin kundër zbrazjes së territorit shqiptar?! Në kohën kur Fitou i fyen studentët, aktivist të vetëvendosjes, në Mitrovicë, me bekimin e Putinit, paraqitet uniforma ruse, që jep për të kuptuar se ushtria Ruse është aty dhe KFOR- i (përfaqësuese e NATO- së) duhet pasur kujdes se si sillet me serbët. Si  nuk iu kujtua Atij, të paktën të tregojë një moment ndërgjegje dhe të ngrit zëri kundër një veprimi të tillë të politikës luftënxitëse Ruse, kur dy rivalët politiko – ushtarak tregojnë dhëmbë kundër shqiptarëve dhe problemin politik e kanë zbritur te ura e Ibrit.

Prezenca e ushtarëve rus në Urën e Ibrit të jep për të kuptuar edhe diçka më të madhe për të dyshuar, se edhe miqtë tanë amerikan e gjerman,  prapa kulisave bisedojnë për veriun e Kosovës, se ndryshe nuk mund të kuptohet kjo sjellje. Logjika e thotë, se në masën më të madhe në atë pjesë të Kosovës janë të vendosura forcat amerikane dhe gjermane, të cilat madje e kanë edhe komandën e KFOR- it dhe tash të tria ushtritë duhet të vendosin mbi fatin tonë, sepse e kanë parë lidershipin shqiptar të pa zot për të shtyrë proceset përpara dhe për të mos lënë mollën e sherrit në atë pjesë dhe për të mos ngritur kokën shqiptarët kundër kësaj garniture politike të treshës së apostrofuar dhe asaj gjithëshqiptare, si garantues të paqes, bëjnë marrëveshje, si gjithnjë në dëm të çështjes tonë kombëtare. Jo vetëm se mbetët mollë sherri, por edhe një vatër me potencial bukur të fortë lufte, sepse po na përsëritet historia që nga Kongresi i Berlinit.

Ministri Baram Rexhepi duhet të merret me realitetet në teren, e jo të krekoset për trimëri, se trimëri në kohë paqe është kur e identifikon armikun, shkaqet e krizave, pushtimin e territoreve dhe i mëshon me grusht tavolinës. Një veprim të tillë nuk e kam parë dhe atëherë kur shqiptarët deshën ta zgjidhin problemin ashtu siç duhej në veri kur deshën të rikthehen në vatrat e tyre të përzënë nga KFOR- i francez, Ai i pengoi dhe në vend se shqiptarët të dilnin matanë urës së Ibrit, mundësoi që aty të vendosen Rojet e Urës, të paramilitarëve serb! Asnjë herë nuk e tha se Veriu i Kosovës është i pushtuar! Asnjëherë nuk e tha se nga ajo pjesë u larguan për njëzetë e katër orë mbi njëzetedymijë shqiptar dhe madje pati edhe të vrarë! Asnjëherë nuk u tha bashkëkombësve, se territori që duket në flamurë, nuk është territori në hapësirë gjeografike, sepse një pjesë të sajën ua kemi dhënë dobiçit sllavo- maqedon. Madje edhe dje nuk e tha asnjë fjalë për prezencën e ushtarëve rus te Ura e Ibrit, të cilët kishin ardhur për ta zyrtarizuar kufirin dhe duke ua tërhequr vërejtjen shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se kjo është tokë serbe, ndryshe nuk mund të shpjegohet gjithë ai reklamim me ikonografi kishtare, e në mesin e tyre edhe elita fetare ortodoks sllave. Kur nuk ke guximin e fjalës nuk mund të rrahësh gjoks për trimëri, se ajo nuk matet me gramë, kilogram, ton e kiloton, por matet me ndërgjegje. Ndërgjegjja thotë, nëse nuk je i zoti të kryen detyrën, jep dorëheqje dhe i lë vend atij që u vë gjoksin teqeve robëruese.

Në gjithë këtë lojë të pistë për ne e rreth nesh, duhet të na mobilizojë për të ngritur ndërgjegjen në shkallë kombëtare, për t’i zgjuar nga gjumi të fjeturit, për tua bërë me dije të gjithëve se ne nuk jemi luftënxitës, se ne nuk jemi për të shtrirë kolonializmin në territore të huaja, se ne nuk mbjellim urrejtje kombëtare e fetare, se ne nuk kemi të bëjmë fare me fashizmin e nazizmin, por jemi për çlirim kombëtare, se jemi për të mos i dhënë askujt një pëllëmbë toke tonën, që nëpër shekuj e kemi ujitur me gjak dëshmorësh dhe kushdo që del kundër këtij parimi, i yni apo i huaji, t’ia ndalim turrin. Kushdo që ngrit zërin për patriotizëm dhe tregon gjoksin apo xhepin, të vihet në fund të kolonës dhe në këto rrethana, që ne shqiptarët po i njohim, të luftosh një elitë politike, të luftosh një lubi, të luftosh një politik dyfytyrëshe, të luftosh për ardhmërinë e kombit, nuk është fashizëm. Fashizmi kurrë nuk ka gjet shtrat të vetin në territoret tona, se ne vet e kemi luftuar madje edhe e luftojmë edhe sot.

“Qonju shqiptar nga gjumi qojnu…” se për të gllabëruar tokat tona, në veprim janë edhe ruset zyrtarisht, pa maska, të cilat Evropa po i shikon dhe po i mbështet. Dy garnizone të ngritura, një në Bujanovc dhe tjetri në Nish (ky nga Rusia), japin për të kuptuar edhe deklaratën e Feithit, të cilit para disa muajve ia kam dërguar një letër publike, se çështja e veriut të Kosovës duhet trajtuar si problem politik, prandaj veprimeve me maska u ka ardhur fundi. Ne nuk mundemi për të qenë gjithnjë kujdestare e stabilitetit dhe paqes në Evropë, në kohën kur harta shqiptare prehet me gërshërë dhe plotëson apetitet e armiqve tanë.

Na thërret zëri i ndërgjegjes kombëtare për të vepruar, e jo për të bërë sehir!

 

Prishtinë, 25.10.2011

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu