Ndërkombëtarët: “Ahmeti mundet që tani të braktisë Qeverinë, jo alibi”

0
698

Aliu

BDI që sot mund të dal nga Qeveria dhe nuk jemi ne që i sugjerojmë apo këshillojmë të mbeten aty.

Kështu deklaroi sot për INA një diplomatë europerëndimor duke insistuar se përse po i rekomandojnë kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që të mos braktisë koalicionin me VMRO-DPMNE.

“Nuk kemi qëndrim publik dhe zyrtar për këtë çështje dhe nuk duam të deklarohemi sepse është çështje ekskluzivisht e brendshme politike e një subjekti politik apo qeverie. Misionet tona diplomatike nuk ndërhyjnë në çështje të brendshme dhe në politikat e një partie. Andaj çdo tendencë për të na involvuar në këso situata është vetëm një alibi dhe ikje nga përgjegjësia”, deklaroi për INA, diplomati i një përfaqësie diplomatike europerëndimore në Shkup.

Ky vlerësim vjen pasi që BDI dhe zyrtar të saj në shumë vlerësime dhe paraqitje të tyre po arsyetohen se bashkësia ndërkombëtare apo partnerët e tyre nuk po i lejojnë të dalin nga Qeveria e Gruevskit.

Ai ka thënë se BDI ka vlerësuar se më mirë është të jemi ende pjesë e kësaj qeverie.

“Më të dobishëm jemi të menaxhojmë në institucione të vendosim agjendë për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve. Është interes i shqiptarëve të qëndrojmë në qeveri. Unë nuk bëj teatër, shqiptarët janë të rëndësishëm në këtë vend, dhe po braktisëm ne qeverinë atëherë instalohet krizë e thellë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas diplomatëve, largimi i Ahmetit nga Qeveria e Nikola Gruevskit do të përshpejtojë tejkalimin e krizës politike. Një largim i Ahmetit do të pamundësojë Gruevskin të qeverisë më tej, pas ikjes së partisë DOM dhe deputetes së saj Liljana Popovska, ndërsa në një situatë të tillë, edhe deputetët e partive tjera më të vogla vështirë do të votonin bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE. (N.P/INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu