Ndërkombëtarët porosi të fortë dhe ashpër edhe për Ali Ahmetin

0
575

Abazi

Bashkësia ndërkombëtare kërkon që BDI-ja të ndihmojë në mënyrë të qartë, në hetimin e kriminalitetit të përfaqësuesve qeveritar, që u zbardhën me publikimin e bisedave të përgjuara.

Porosia e fortë dhe ashpër e “gjashtëshes ndërkombëtare” të përbërë nga ambasadorët e Italisë, Francës, Gjermanisë, BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sot iu dha edhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkombëtarët i kërkuan Ahmetit, që partia e tij BDI-ja, e cila gjendet në koalicion prej 7 vjetësh tashmë me VMRO DPMNE-në, të marrë pozicion të fortë për të mirë të qytetarëve. Pas takimit në selinë e BE-së në Shkup, Ahmeti nuk pranoi të prononcohej.
“Përshëndesim rolin konstruktiv të BDI-së, fundjavën e kaluar, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit. Shpresojmë se BDI-ja do të vazhdoj me qasjen e tillë konstruktive edhe në aktivitetet me të gjitha palët dhe institucionet. BDI-ja, si pjesëtare e koalicionit qeveritar, ndan përgjegjësi për avancimin e vlerave dhe parimeve demokratike. Prandaj, partia ka obligim të ndihmoj në ndërtimin e institucioneve të vendit dhe të siguroj se veprat kriminale të zbardhura me publikimin e bisedave të përgjuara, të hetohen në mënyrë transparente dhe të besueshme. Tani, më tepër se asnjëherë, shpresojmë që BDI-ja të marrë pozicion dhe të shfrytëzoj ndikimin e vet për të mirën dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ernesto Beleli, ambasador i Italisë në Maqedoni.

Pas takimit me ambasadorët perëndimorë, Ahmeti është larguar, duke mos u ndalur të japë deklarata para shumë gazetarëve që ishin duke e pritur. Edhe pse gazetarët kanë insistuar për deklaratë, Ahmeti është futur në veturën e tij.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kzyekC8jU2U” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu