“Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”- A po i përdor Specialja dëshmitë e Serbisë kundër UÇK-së?

0
61
“Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”- A po i përdor Specialja dëshmitë e Serbisë kundër UÇK-së?

Nebojsha Çoviq është zyrtari serb që ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t’i gjykojë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krimet e pretenduara të luftës.

Ish Shefi i Qendrës për Koordinim në Kosovë e ka pohuar këtë gjatë një debati të zhvilluar në televizionin serb RTS, disa ditë më parë.

“Unë kam pasur mundësi të bashkëpunojë me Clint Williamson”, ka deklaruar Çoviq.

Bashkëpunimin me ish Kryeprokurorin e Task Forcës për Hetime Speciale, Clint Ëilliamson, javë më parë e kishte konfirmuar edhe ish prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq, duke e quajtur atë si një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Një korrespondencë e vitit 2013 midis Williamson dhe Vukçeviq, që dëshmonte këtë koordinim të Serbisë dhe Gjykatës Speciale, ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media, si material që pretendohet të ketë dalë jashtë Dhomave të Specializuara.

Para këtij zyrtari të lartë serb, struktura të sigurisë së Republikës së Serbisë kishin prodhuar edhe këtë dokument që e sjell InDoks. Është mbi gjashtë vite i vjetër. Në këtë dokument, plotë 50 herë është përmendur emri i Hashim Thaçit, derisa janë listuar 156 shqiptarë. Madje, edhe titulli i këtij materiali propagandistik të strukturave të sigurisë nga Serbia, e që është material i shkruar në gjuhën angleze, i referohet drejtuesve të UÇK-së përafërsisht si aktakuza e re e Gjykatës Speciale: Grup i Organizuar Kriminal.

I fundit që ka folur për furnizimin e Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia është Milovan Drecun, i cili ka rrëfyer se si e kishte dërguar atje strukturën e UÇK-së dhe se si kishte kuptuar që në aktakuza do të shkohej me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

“Unë e kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre të Gjykatës Speciale, dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave ndodhen në Aktakuzë”, ka thënë Dreçun.

Kurse ndaj këtij termi në Gjykatë kishte reaguar edhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili  në seancën e parë gjyqësore në Hagë ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka trajtuar njerëz siç u trajtua ai.

“Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale, por dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë”,  ka thënë Krasniqi/InsajderiInDoks

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu