Nderohen heronjtë e Gurit të Kuq

0
1016

Në shënimin e 10-vjetorit të rënies së tre Dëshmorëve, të rënë më 25 mars 2001, në Malësinë e Tetovës, te Maja-Guri i Kuq: Fadil Rufati, Zeqirja Tahiri, Servet Shabani, si dhe të Servet Hajredinit, përballë, sot u mblodhëm dhe bashkuam anëtarët e Familjeve të Dëshmorëve, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Tyre, të cilët me nderim të thellë i shtruan lule të freskëta pranverore, te Kompleksi Memorial afër Teqesë, te Kështjella në Sellcë (mbi Tetovë), te lapidari Emblematik UÇK bë Vis (Vicë). Kujtime të pazbehura evokuan anëtarët e familjeve dhe bashkëluftëtarët e tyre. Fjalimin për të rënët e shpalosi F.Veliu në emër të SHVL-UÇK-së.

Djali Juaj Zeqirjai, shokët e Tij të luftës-të rënë te Guri i Kuq dhe në këtë hapësirë iu përgjigjën kushtrimit për liri, Zërit të Atdheut, zërit të popullit të shumëvuajtur. Heroizmi i trimave të Emblemës sëp UÇK-së, Brigada 112 Mujdin Aliu këtu u dëshmua ngjashëm si ai i Heronjve të Vigut i Pestovës: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, e të tjerëve si Ata.

Te Guri i Kuq, lufta u bë dhëmb për dhëmb, 3 kundër 30-ve, të ardhur nga shtetet fqinje e më të largëta, për të shtypur e nëpërkëmbur shqiptarët.

Dëshmorët e Ditës së Sotme e bënë Atdheun me gjakun e Tyre të ri, të pastër për liri-Lavdi Atyre dhe gjithë të rënëve për liri.

Në nderim të Prindit arritën e na shoqëruan fëmijët e Zeqirja Tahirit, të cilit kujtuan babain dhe shokët e luftës. Atyre u erdhi dhuratë një libër-dhuratë nga Tirana; drejtur nga babai i komandant Shpendit

Nga pjesëmarrësit u dalluan nxënësit me kurora lulesh, u bë një hap tjetër: Bashkëluftëtarët u nisën drejt vendit të Lavdisë për të mësuar historinë e re…!

 

25.3.2011                                                                                                            D. Ademi

Tetovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu