Nderojnë figurën e “Mixhës”

0
872

Me një mbledhje komemorative dhe homazhe të shumta, është nderuar figura dhe veprimtaria e Muharrem Dines i njohur me nofkën “Mixha”, i cili ndërroi jetë të premten.

“Mixha” ishte një veprimtar i palodhshëm i cili qysh nga fëmijëria e më pas duke u radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ishte ndalur së punuari për çështjen e atdheut.

Para se të varrosej në varrezat në Landovicë të Prizren, është mbajtur kjo mbledhje ku të pranishëm kanë qenë shumë bashkëveprimtar të tij nga të gjitha trojet shqiptare.

“Profili atdhetar i Mixhës është rast i rrallë në historinë tonë i cili veprimtarin atdhetare e nisi që nga fëmijëria dhe e zhvilloi deri në ditët e fundit të jetës së tij”.

Bashkëveprimtari i Mixhës, Fazli Veliu ndërkaq ka folu për jetën dhe veprën e tij.

Ai tha se “Miaxha”që nga mosha e fëmijërisë nuk pushoi së punuari për çlirimin e Kosovës.

“Mixha’ ishte qysh në vitet e 70 anëtar dhe njëri ndër motorët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pjesëtar i UÇK dhe UÇPMB”.

Familjari Ismet Dina tha se njerëz si “Mixha” ka shumë në trojet shqiptare.

“Ne familjarët e ‘Mixhës’ sot kur iu shohim pranë nesh që keni ardhur për të nderuar dhimbjen dhe pikëllimi ndihemi shumë krenar për faktin se ‘Mixha’ nuk paska qenë i vetëm i familjes sonë, por i të gjithëve në trojet shqiptare”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu