Ndërpriten bombardimet mbi Libi

0
493

Gjatë natës së kaluar, një shi raketash ka rënë mbi brigjet libiane për të detyruar Gedafin të ndalojë luftën. Bombardimet e drejtuara nga forcat e koalicionit kundër objektivave ushtarake në Tripoli dhe Bengasi përfunduan sot në orët e mëngjesit.

Sipas të përditshmes “Corriere della sera”, këtë e konfirmojnë dëshmitarë dhe gazetarë të dërguar në vend, sipas të cilëve në mëngjesin e së dielës Tripoli dhe Bengasi duken të qeta. Banorët e këtyre qyteteve, të cilët gjatë natës ishin mbyllur nëpër shtëpitë e tyre për shaka të bombardimeve, tashmë kanë mbushur rrugët.

Gedafi: Toka jonë do të jetë vetë ferri për ju
Ky është kërcënimi më i fundit i liderit libian, Muamar Gedafi, ndaj koalicionit ndërkombëtar që filloi mbrëmë bombardimet mbi Libi.

***********

18:20 -Objektivi i parë i avizonëve luftarakë francëz ishte një makinë ushtarake, duke shënuar kështu nisjen e sulmit të aletaëve mbi Libi, njoftoi ministria e Mbrojtjes franceze.

Ky sulm erdhi vetëm pak orë pasi liderët perëndimorë dhe ata arabë u takuan në Paris për të diskuatuar mbi ndërhyrjen ushtarake në Libi.

“Forca jonë e ajrit do të jetë kundër çdo agresioni”- tha Sarkozi menjëherë pas mbylljes së takimit.

16:00 -Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se forcat aleate ajrore kanë arritur mbi Libi për të parandaluar forcat e Muamar Gadafit nga bombardimi i Bengazit.

Duke folur pas takimit në Paris të liderëve evropianë, amerikanë dhe arabë, Sarkozi tha se komuniteti ndërkomëtar do të veprojë për të ndaluar “çmendurinë vrasëse” të Gadafit.

Burimet ushtarke citohen të kenë thënë se disa avionë francezë po fluturojnë mbi Libi, ndërsa avionët danezë dhe amerikanë kanë arritur në bazën ajrore në Itali.

Ndërkohë, mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare sulmuan periferinë perëndimore të qytetit.

Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit.

Forcat e Gaddafit kanë sulmuar bastionin e rebelëve libian në Bengazi, ndërsa tanket e tyre kanë hyrë në qytet, raporton një gazetar i BBC-së.

Një avion gjithashtu ka qëlluar mbi qytet, pavarësisht deklarimit të armëpushimit pas rezolutës së OKB-së.

Udhëheqësit botërorë po takohen në Paris për të diskutuar mbi veprimet ushtarake. Nga të dhënat e para mësohet se Franca dhe Britania janë të gatshme të ndërhyjnë të parat nga ajri.

Menjëherë pas takimit presidenti francez Nikola Sarkozi, që është dhe iniciatori i takimit do të mbajë një konferëncë për shtyp.

Udhëheqësit e rebelevë i kanë bërë apel bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë bombardimet e mbështetësve të Gaddafit, ndërsa vetë qeveria mohon të ketë kryer sulme.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për disa të vdekur dhe shumë të plagosur.

Përgatitje për ndërhyrje ushtarake në Libi

Të enjten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për Libinë. Në rezolutën e tij KS i OKB-së kërkoi fundin e menjëhershëm të luftimeve dhe vendosi për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë.

Rezoluta e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Pas kësaj kanë nisur përgatitjet e vendeve të ndryshme për një mision ushtarak.

KS vendos ndalimfluturimin mbi LibinëBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: KS vendos ndalimfluturimin mbi Libinë Shtetet e NATO-s në konsultimet në Bruksel të premten nuk ranë dakord për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.

Franca dhe Britania e Madhe kanë nisur përgatitjet, ndërsa SHBA i dërgoi të premten një ultimatum pushtetmbajtësit Gaddafi për fundin e luftimeve.

Danimarka pas miratimin të njëzëshëm të parlamentit nisi të shtunën gjashtë avionë luftarakë të tipit F-16 në Sicili. Ministrja e Mbrojtjes, Gitte Lillelund Bech deklaroi se ata do të jenë gati për mision të dielën. Qeveria siguroi se në mision do të bëhet ç’është e mundur që të mënjanohen viktimat civile.

Gjermania nuk e sheh veten të izoluar pas abstenimit

Gjermania, e cila krahas Kinës dhe Rusisë, abstenoi rezolutën e KS të OKB-së, nuk e sheh veten të izoluar, pas kritikave në vend për qëndrimin kundër ndërhyrjes ushtarake. Werner Hoyer, ministër shteti në Ministrinë e Jashtme në BerlinBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Werner Hoyer, ministër shteti në Ministrinë e Jashtme në Berlin

Qeveria gjermane do të përdorë të gjitha mundësitë “jashtë intervenimit ushtarak” për të ndaluar gjakderdhjen në Libi, u shpreh ministri i shtetit në Ministrinë e Jashtme, Werner Hoyer (FDP) për gazetën e së shtunës “Hamburger Abendblatt”. Hoyer kundërshtoi zërat se Gjermania u izolua me abstenimin.

Shumë partnerë e ndajnë “skepticizmin gjerman kundrejt një misioni ushtarak”, tha ai. “Edhe ata që vendosën për një ndërhyrje ushtarake në Libi, kanë treguar respekt dhe mirëkuptim për qëndrimin tonë”, ka theksuar Hoyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu