Ndërtimet pa leje,Tare: Do krijojmë një Kushtetutë për rregullat e bregdetit

0
602

Deputeti socialist Auron Tare, nënvizon vendosmirë e qeverisë së ardhshme për lirmin e hapësirave publike në zonat bregdetare. I ftuar në rubrikën “Opinion”, të gazetares Ola Bruko, në News 24, Tare theksoi se PS do krijojë një Kushtetutë për rregullat e bregdetit. Gjithashtu, Tare tha se nga e hëna (9 shtator) njerëzit do të ballafaqohen më zgjidhjen e problemeve, pasi “epoka” e denoncimeve ka përfunduar.

A do te jeni pjesë e qeverisë?
Unë do jem në një nga dikasteret drejtuese. 

Cilin sektor do drejtoni?

Do jetë dicka mes turizmit dhe trashëgimisë kulturore.. por për çfarëdo lloj kontributi të me jepet do ta bëj. Roli i opozitës tashmë ka përfunduar, jemi në pushtet, njerëzit kërkojnë zgjidhje, jo denoncime. Nga e hëna ne do jemi pjesë e zgjidhjes së problemeve, përkatësisht , në trashëgimi dhe turizëm, unë do të jap zgjidhjen time. 

Prishjet në Vlorë, ndertimet pa leje. Cfarë po ndodh me bregdetin shqiptar?
Në fushatën e PS, ne kemi premtuar se bregdeti është një nga çështjet më të rëndësishme të ekonomisë së zhvillimit të Shqipërisë. PS do të merret seriozisht. Nuk ka filluar akoma puna për bregdetin. Sot nuk po ndodh ndonjë gjë, sot ka prishje normale, sporadike. 

PS gjatë fushatës nuk kishte permendur prishjen e ndertimeve pa leje? 

Nuk u bë për shkak se ishte sezoni i pushimeve. Investitori apo privati kishte marrë një leje, prandaj duhet të trajtohet me seriozitet. Por ndërtimet pa asnjë lloj leje do të prishen. Me bregdetin shqiptar, do të behet krijimi i institucionit apo agjencisë specifike për problemet e bregdetit. Jemi dëshmitarë që bregdeti jonë po rënohet përditë, po dëmtohet përditë. 

Kjo nuk është mënyra e drejtë e drejtimit të shtetit shqiptar. Do të krijohet një kushtetutë për rregullat e bregdetit.  Në disa vende, si psh. në Livadh nuk mund te ndërtosh më shumë se dy –tre kate, pra po them të krijohet një agjenci me rregulla, thjesht të zbatohet ligji. Jemi dëshmitarë që sot është ndërtuar kudo, nuk ka më plazhe publike, duhet të paguash një cmim të kripur për plazhin, kjo nuk do të vazhdojë më sepse, bregdeti shqiptar është një trashëgimi. 

Cmime skandaloze në krahasim me shërbimin që merr, gjithashtu kemi edhe sistemin e shërbimit publik të rënuar, nuk ka roje bregdetare, një person mund të mbytet kollaj, pasi nuk ka asnjë roje përreth për ta ndihmuar. Jemi deshmitarë që sot kur ndodh dicka ska mjek, edhe në kohën e komunizmit nuk ka funksionuar kështu.

Urbanisët e huaj cfarë deklaruan për Shqipërinë, si e vlerësuan? Në cmënyrë do vij kontributi i tyre për Shqipërinë?

Diskutimi i shte i hapur, njerëzit e panë e dëgjuan, mendimet e tyre u shprehen publikisht, disa prej tyre e njihnin Shpipërinë një pjese jo, disa kishin eksperience për zonat informale, Paskuqani, Bathorja, etj, etj, ajo cfarë u diskutua ishin idetë apo modelet që mund të aplikohen në Shqipëri, sigurisht disa modele nuk mund të aplikoheshin për Shqipërinë, u diskutua modeli i Zeleandes së Re, ndoshta modeli më i mirë për Shqipërinë, i Kroacisë, i Italisë, jo të gjitha modelet mund të aplikohen për vendin tonë.  Une e them me bindje se çdo gjë do të bëhet në bashkëbisedim me publikun, për trashëgiminë e hapësirës publike.

Nuk ka punë të mira pa miratimin e publikut, pa miratimin e komunitetit, kur publiku e shikon që je serioz, atëherë ai bëhet pjesë e kësaj zgjidhjeje, asgjë nuk bëhet me “shkopin magjik”. Kemi shembullin e Butrnitit, dhe të Bankës Botërore, ku në Butrnit çdo gjë u krye me miratimin e publikut. 

Tashmë Shqipëria është përfshirë nga kaosi, po futet betoni, shtepitë e kuqe, etj etj , kështu po prishet turizmi, sepse njerëzit nuk vijnë thjesht për detin. Pushteti lokal në Sarandë dhe në Golem, e ka masakruar territorin, morri ne qafë të gjithe investitorët.

Turizmi malor, cfarë do të bëhet?
Turizmi malor është i pazhvilluar në Shqipëri, mund të zhvillohet shumë mirë, çka ndikon për zgjatjen e turizmit deri në tetor, pra është e vetmja alternative që këto zona të zhvillohen. Me një investim shumë të vogël mund të shpëtohen zona, si Zagoria, Valbona, Thethi, Vermoshi. 

Keni deklaruar se në pikë kritike është edhe trashgëmia kulturore pse? 

Gjatë këtyre viteteve juve na keni ndjekur që kemi denoncuar humbjen e shtëpive apo objekteve me vlerë kulturore. Por problemi është tek zgjidhja, jo tek denoncimet sepse denoncimet nuk mungojnë, si te gjejmë zgjidhjen….Ministria e Kulturës së Bumcit, nuk kishte paga për roje për të ruajtur objektet me vlera kulturore, por kishte para për katër zv. ministra. 

Kam 8 vjet që e thm, shërbimet minimale mungojnë, duke filluar që nga paraqitja, rregulli dhe disiplina që duhet të kenë këto qendra, është një çorap hyrja dhe dalja e guidave turistike, këtu guida po bëhet si të duan ata. 

Në Greqi, psh, ka vende që nuk të le njeri të bësh guidë ku të duash. Kryeministrit Edi Rama i kam propozuar që e gjithë trashëgima të grumbullohet në një “cati” , që kjo të jetë më efikase, pra të gjitha të mblidhen në një instutcion, që të jetë në ngarkim të Ministrisë së Kulturës. Eshtë një rrëmujë kaq e madhe, kjo do një vizion të ri menaxhimi, nese nuk do ketë një sistem menaxhimi do ndodhi kjo që ka ndodhur.

Cfarë do të ndodh me Butrintin?
Butrinti më i vizituari pas Krujës, por ka ardhur Koha që gjërat të kalojnë në një stad tjetër, sistemi i menaxhimit të ndryshojë. Butrinti duhet riparë përsëri sepse nga numri i madh i vizitoreve që ka dëmtohet, atëhere duhet të gjejme zgjidhjen si të shpërndahen turistët në të gjithe zonën, se nuk do dëbojmë turistët. 

Si e vlerësoni rizgjedhjen e Ruçit në krye të grupit parlamentar?
Gramoz Ruçi, një ndër më të vjetrit në Partinë Socialiste, sigurisht eksperienca e tij është e nevojshme dhe e duhur. 

(m.s/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu