Ndodhi mbrëmë në rrugën Deçan-Pejë, Golf 7-shi e ndalon BMW-në me tabela AL, i paraqiten si policë

0
38

Një ngjarje jo e shpesht në komunikacion ka ndodhur mbrëmë në rrugën Deçan-Pejë.

Rreth orës 22:00, një veturë e tipit BMW me targa të Shqipërisë është parë duke kaluar në shpejtësi të madhe në këtë destinacion, shkruan Indeksonline.

Rrugës e sipër, veturës me tabela të Shqipërisë i është sulur një veturë tjetër e modelit Golf 7. Vetura anonime e ka ndaluar në rrugë veturën me tabela AL duke iu prezantuar drejtuesit të saj si policë.

Policia ka marrë informacione për këtë rast dhe ka nisur hetim, ndërsa rasti është inicual si prezantim i rrejshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu