Në agoni dhe lot, familjarët e të burgosurve të rastit “Kumanova” presin reagimin e gjykatës

0
487

10

Familjarët e të burgosurve në rastin “Kumanova” në agoni dhe  me lotë në sy  janë duke pritur vendimin e seancën gjyqësore.

Ata shpresojnë se gjykata do të marr një vendimi në favor të lirimit të  të burgosurve,  që sipas tyre janë të pafajshëm.

Ata për Portalb thonë se do ta padisin shtetin për keqtrajtim të burgosuve.

Sipas tyre, vizitat e shtrenjta të të burgosurve janë të rralla dhe të shkurtëra, ndërsa nuk ka asnjë zgjidhje për të shuar mallin e fëmijëve të mitur.

E shoqja e të burgosurit, Irfan Lutfiu, i njohur si “Berberi i Lagjes”  thotë se ajo dhe djali i madhë po mërziten tepër dhe se po i mungon shumë ai.

“Po na mungon shumë. Ky i vogli nuk din a djali i madh 6 vjet i ka, ai shumë po mërzitet. I vogli tash i bën 2 vjet.” Ajo tha se Irfanin e vizitojnë dy herë në muaj dhe se mirë e ka gjendjen, megjithatë ka nevojë për medikamente e krema. “Në burg mjekët nuk po i kontrollojnë sa duhet, ja medikamentet: ne prej këtu i blejmë e ia dërgojmë. Ka lënë grua me dy fëmijë, askujt nuk i intereson a kemi për të ngrënë a kemi për të pirë. Ndihmë prej popullit, po, kemi pranuar, por prej shtetit asgjë. Tre shtëpi na i kanë shkatërruar, pra edhe barakën e djalit ku ka punuar, por nuk na i kanë vlerësuar dhe ashtu kanë mbetur.”-tha babai i Irfanit, Liman Lutfiu. Sipas tij, bëhen shumë harxhime gjatë vizitave.

Pyetjes se a kanë provuar ta padisin shtetin ashtu siç qarkullonte një lajm në media, e shoqja e Irfanit iu përgjigj: “Po, kemi bërë kërkesë dhe kemi dhënë deklarata.” Sipas saj, kjo padi do të dorëzohet dhe shpreson që rasti të zgjidhet në mënyrë të drejtë.

Samet Fejzullahu, vëllai i Fadil Fejzullahut foli për vizitat në burg: “Fadili është i plagosur, prej në gjoks plumbi i ka dalë në shpatull. E patëm konsideruar të vdekur deri në mbrëmje (më 9 maj), por tani është më mirë. E vizitojmë unë si vëlla, gruaja e tij dhe vetëm vajza e madhe (19) dy herë në muaj, më shpesh nuk kemi mundësi. Por më shumë se 15 minuta nuk na lejojnë të rrijmë brenda. Shkojmë në 7 të mëngjesit, në 7 të mbrëmjes kthehemi.” Sipas tij, ata dhe familjarët e të burgosurve të tjerë të rastit të njejtë diskriminohen: “Shkojmë të parët, të fundit hyjmë.”

“Vajza tjetër dhe dy djemtë nuk mund ta shohin, se janë nën moshën 18 vjeçare. Mezi presin që të paktën ditën kur të jetë seanca gjyqësore ta shohin prej së largu se është i gjallë.” –tha Sameti.

Ndërsa në lidhje me procedurën gjyqësore ai tha: “Nuk dijmë ende asgjë, po presim. Derisa të zgjidhet prokurori i ri nuk do të ketë gjykime!” “Po e shtyjnë, në tjetrin muaj, në tjetrin muaj, tash më 4 tetor na kanë thënë se do të jetë seanca.”-shtoi Liman Lutfiu.

Luljeta, bashkëshortja e të arrestuarit Besnik Ajdini ndjehet totalisht e zhgënjyer nga qeveria e Maqedonisw

“Ndihma kemi marrë si të gjithë edhe ne, vetëmse shteti nuk ka vlerësuar asgjë. Por ditët e shpeshta, fëmijët po lypin, nuk po pysin a s’ka. Tani shkolla ka filluar, tani të gjithë përgatiten për dimër unë asgjë s’mund të bëj, 0 kam mbetur. E vizitoj në çdo tre javë. Po edhe te ai në vizitë për të shku po bëj harxhime, shumë vështirë: si dy familje kur i mirëmbajë, të dhëna atje, të dhëna këtu. Çdo ditë fëmijët e kërkojnë, po mërziten fëmijët këtu, po mërzitet ai atje. Unë jam e shkatërruar në të dy anët: edhe shtëpia edhe burri. Shtëpinë nuk e kanë vlerësuar fare. Besniku po thotë ‘S’po e di pse më kanë marrë këtu!’”

Ajo e mbështet mundësinë e padisë kundër shtetit për malltretimet e përjetuara, duke u bazuar në pafajësinë.

“Po jam kundër atij malltretimi. Pse të na bëjnë ashtu? Ne s’kemi ditur asgjë. Burri im prej në punë kthehet në shtëpi. As fqinjët e lagjes nuk i njeh të gjithë. Por të gjithë që e njohin e dijnë se Besniku çfarë njeriu është. Të gjithë po çuditen pse ky është marrë. Ky askujt si bën asgjë, as një bubrrec nuk e shkel. Kur njeriu ka faj e din fajin edhe e pranon, rri patjetër. Por kështu, pafajësia po vret shumë. Është shumë e vështirë!”

Znj. Luljeta vazhdon të rrëfejë: “Vjehrra, kunata dhe vajza kanë fjetur në këtë dhomë, në çastin që i larguam prej aty, gjuajtën, ja dritarja, për pak kanë shpëtuar! Tërë kohën kemi qëndruar të shtrirë përtokë. Në 10 kur dolëm në oborr kishte shumë policë e ushtarë dhe Besnikun e malltretuan para fëmijëve. Shumë keq janë sjellur! Më duket sikur vetëm edhe nëse e kujtoj atë çfarë kemi përjetuar, më nuk do të mund të zgjohem. Brenga ime më e madhe është Besniku. Vetëm ai të lirohet. Vështirë është ta mirëmbaj e vetme tërë familjen. Fëmijët pa babë po haliten ma shumë, a ndoshta edhe prej traumës.”

Besniku është baba i 4 fëmijëve: 17 vjeçar, 13, 6 dhe 5 vjeçar. Andi i vogël, për të cilin mosha tregohet me gishtat e njërës dorë, siç tha vetë “jam hala i vogël për me shku te shkolla”, me padurim pret çastin ta takojë babanë./Portalb/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu