Në Bërnjakë dhe Jarinë nuk do të ketë doganierë dhe policë shqiptarë

0
706

Pas 16 shtatorit, pikat kufitare në veri mund të mos kontrollohen nga doganierët dhe policët shqiptarë, thuhet në një draft-marrëveshje, e cila është hartuar dhe shpërndarë të hënën të gjithë mekanizmave të sigurisë në Kosovë. Ndërkaq, sot pritet që kjo marrëveshje të zyrtarizohet pas një takimi të përbashkët midis kryeministrit Thaçi, shefit të EULEX-it, komandantit të KFOR-it dhe zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë. Kjo marrëveshje parasheh që në Bërnjakë dhe Jarinë të vendosen policët dhe doganierët e EULEX-it.

Në Jarinë do të mund të vendosen përkohësisht vetëm policët,  për shkak se kjo portë është djegur nga grupet kriminale serbe, dhe si e tillë nuk do të përdorët për kalim të mallrave, derisa të mos krijohen kushtet e duhura për punën e doganierëve. Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjes bie mbi Qeverinë e Kosovës, KFOR-in, EULEX-in, Zyrën e BE në Prishtinë dhe ambasadave të Kuintit. Përndryshe, marrëveshja në fjalë është në kundërthënie të plotë me premtimet e kota të Qeverisë se në pikat kufitare do të vendosen policët dhe doganierët shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu