Ne Burgun e Lipjanit vdes Deshmitari krysor i rastit Astrit Dehari

0
583

Ne Burgun e Lipjanit vdes Deshmitari krysor i rastit Astrit Dehari

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan vdiq një i bugosur me inicialet N.M, në rrethana të dyshimta.

Megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditura inicialet e tij, asgjë më shumë nuk sqaroi për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.

Mirëpo, Gazetai nga burime të veta merr vesh se emri i të ndjerit është Naser Makolli, i burgosuri i parë që hyri në dhomën e Astrit Deharit ditën tragjike, pra ishte Naser Makolli. Ai sot vdiq në burgun e Lipjanit. Ende pa filluar hetimet nga një institut i pavarur ndërkombëtar i propozuar nga familja, vdiq dëshmitari kryesor.

Ai ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit, me të cilin e kishte ndarë dhomën e burgut.

Makolli kishte folur për Deharin pas vdekjes së tij. Ai kishte thënë se Dehari ka qenë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm.

Kishte thënë po ashtu se ditën kritike, kur kishte vdekur, kishte shëtitur bashkë me të.

Ndërkaq, nga Shërbimi Korrektues janë dhënë pak informacione. Thuhet se ka vdekur në emergjencë dhe nuk ka mbijetuar dot as pas reaminicionit.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim e SHKKS-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu