Në emër të Margarita Kadriu

0
1745

Margarita kadriu

Një gjysmë faqe gazetë në “Kosova Sot”, një muaj para vitit 2014, ka zënë hapësirë reklamuese një objekt me xhama blu. Me datë 23 nëntor del në shitje objekti në Bresje të Fushë Kosovës, i cili gjendet përbri Autostradës së kombit. Telefoni kontaktues për komunikim ka prefiksin e IPKO-s dhe numrat tjerë janë 40 2000. Objekti nuk përshkruhet se çfarë destinimi ka dhe për çfarë shërben.

Për gjashtë muaj sa ka qëndruar reklamimi në gazetën familjare nuk mjaftojnë që ta bindin dikë, asnjë blerës, se mund të shitet. Ky objekt nuk shitet dhe mbetet zyrtarisht në pronësi të familjes Kadriu.

Në fillim të Majit 2014, objekti, me xhama blu, largohet nga faqet e gazetës. Arsyeja është e gatshme. Vajza më e njohur e familjes Kadriu, Margarita, drejtuese e Kosovës Sot, hynë në politikë. Dhe, hapen horizontet për vlerësimin dhe përdorimin e tij. Politika bëhet derë e fortë.

Lideri i Partisë Demokratike, me 14 Maj, është paraqitur në selinë e Partisë së tij me anëtaren më të re të Misionit të Ri. Thaçi e pat prezantuar si drejtoreshë dhe kryeredaktore të “Kosova sot”, por jo si anëtare por si nënkryetare të PDK-së.

Kryetari i Partisë, as që ka ditur që krejt asetet e kompanisë me çka mburrej Margarita dhe Familja Kadriu, dhe PDK-ja, ishin në dorë të kompanisë serbe “Delta Holding” me pronar Miroslav Miskovic, ish anëtar i Qeverise në kohen e Milloshevicit.

Margarita, tregoi qartë arsyen e hyrjes në Politikë, dhe ceku dy arsye: “ E para janë qytetarët e Kosovës, që vuajnë nga politikat dhe politikanët e mirëfilltë në interes dhe dobi të tyre”.

Kaq zgjati deklarata hipokrite. U harruan interesat qytetare dhe deklarata.

Një ndërtesë e mbetur shkretë në mes të fushës, pa ide dhe pa plan, bëhet pjesë e pazareve politike. Fillon të rregullohet e gjithë infrastruktura brenda natës dhe bëhet kërkesa për Terminal Doganor.

Në ndërkohë Drejtori i Doganes, Lulzim Rafuna, në një rekomandim të datës 20.05 2014 kishte sqaruar pozicionin e saj të funksionimit.

Aty Lulzim Rafuna ka shpjeguar se Doganat e Kosovës janë të ndara në shtatë zona, regjione, dhe vëtem nëse ata e vlerësojne se duhet dhe ka nevojë shtesë për terminal doganor do të jap rekomandim.

Historia e ndërtesës që kushton 3 milion euro, sipas vlerësimit të Ruzhdi Kadriut, i cili shkruan qartë për paret e derdhura dhe pa sqaruar asgjë në letrën e tij dërguar Doganës së Kosovës.

Letra me mbititull CITY PARK, që ka tri adresime, Lulëzim Rafunës si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ministrit të Financave Besim Beqaj dhe Agim Shahinit , Kryesues i Këshillit Konsulltativ. Në pjesën e letrës, të shkruar keq me shumë gabime dhe pa shije, të nënshkruar nga Ruzhdi Kadriu, shkruan:

“Pas dy bisedave që kemi patur me Ju ( Besim Beqaj, Lulëzim Rafuna dhe Agim Shahini v.j) pas vlerësimeve pozitive dhe pohuese për pëlqimin qe ju duhet me dhene, ne kemi vazhduar edhe me investime shtesë në rritjen e hapësirës së tokës dhe me destinimin e plotë për Terminal Doganor dhe ato investime vetëm para 6 muajve deri më sot kanë arritur më shumë se 1 milion euro, ndërkaq që me parë kishim investuar afro 2 milion euro, që në fakt aty gjer me sot janë investuar mbi 3 milion euro”.

Pas kësaj letre të gjatë, e shoqëruar me ofendime dhe kërcënime, nis puna dhe komunikimi i Familjes Kadriu me Ministrin Besim Beqaj dhe Drejtorin e Doganave, Lulëzim Rafuna.

Krejt çka ishte ndërtuar me pare si infrastrukturë ligjore për nevojat e Kosovës për Terminale Doganore, pas presionit të familjes Kadriu, u anuluan, dhe keshtu u hapë një perspektivë ekonomike për familjen Kadriu përmes nënkryetares së PDK-së, Margarita Kadriu.

Këtu fillon presioni të Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave, Dogana e Kosovës dhe Këshilli Konsultativ nga Familja Kadriu.

Fillimi i politikës së Margaritës në emër të qytetarëve dhe për ta, e bën PDK-në të shndërrohet në derë ku ndihmohen bizneset familjare. Kjo bëhet në emër të Margaritës dhe për Margaritën. Kush tjetër e hap derën përveç Ministrit Besim Beqaj dhe Lulezim Rafunes.

Vijon:
Letërkëmbimi i Familjes Kadriu dhe involvimi i Besim Beqajt dhe Lulëzim Rafunës për përkrahje politike Margaritës.
Cili ishte qëndrimi i AVUK-ut dhe Agim Shahinit nga Këshllimit Konsultativ.
Pse pasi e kishin refuzuar kërkesën fillimisht, Besim Beqaj e autorizon Doganën të bëj veprim tjeter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu