Istog, 26 mars – Një zënkë mes dy personave në Istog ka përfunduar me një të vdekur. Vrasja ka ndodhur në afërsi të restaurantit “Butrinti”, afër tregut të gjelbër, njoftohet nga Istogu.
Nuk dihen motivet e këtij rasti. Sipas indeksonline, njësitet policore janë në vendngjarje dhe i dyshuari kryesor është arrestuar.