Në kufirin me Malin e Zi, rugovasit thonë se dheu aty ka gjak shqiptari

0
1023

Rugovasi

Banorët këtu bukurive të Rugovës i referohen si malet e Kelmendit, e tregojnë se ky rajon përbëhet nga 14 fshatra, raporton KTV.

Njëri prej fshatrave është edhe Kuçishta, banorët e të cilit shprehen të shqetësuar me nënshkrimin e marrëveshjes për vijën kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

Zeqir Dreshaj 85-vjeçar, i lindur e rritur në Rugovë, thotë se Kosova nuk ka tokë për të falur.

Vetëm në kohë fushatash, tregojnë se politikanët kanë qenë në këto anë dhe asnjëherë për t’u konsultuar për vijën kufitare.

Banorët tregojnë se problemet këtu kishin nisur vite më parë, kur Mali i Zi asfaltoi rrugën me kilometra të tëra dhe e bëri edhe brenda territorit të Kosovës.

Thonë se fajin më të madh e kanë Murat Meha, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, por kritika kanë edhe për qeveritarët e mëhershëm, raporton Koha.net.

Rezistencën nuk e mohojnë se do ta bëjnë në çdo formë të mundshme.

Kosova e Mali i Zi e kanë arritur marrëveshjen për demarkacionin e kufirit.

Marrëveshja u nënshkrua në margjinat e samitit të Vjenës, ku gjatë dy ditëve liderët ballkanik do t’u paraqesin përfaqësuesve të Bashkimit Evropian projekte konkrete për zhvillimin e rajonit.

Marrëveshjen nga pala kosovare e nënshkruan Hashim Thaçi dhe Skender Hyseni ndërsa nga pala malaziase nënshkrues janë shefi i diplomacisë malazeze Igor Lukshiq dhe ministri i Punëve të Brendshme Rashko Konjeviq.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu