Në listën e votimit në Drenas votoin dhe vdekurit para 6 vjetësh

0
457

votimet

Procesi zgjedhor për kryetar të Komunës në Drenas po përcillet me parregullsi. Një qytetar ka reaguar pasi që ka parë në Listën e Votuesve emrin e nënës së tij, megjithëse ajo nuk është në mesin e të gjallëve.

Enver Lulaj ka treguar për Ekonomia Online se gjatë kohës sa po votonte e ka parë në Listën e Votuesve dhe emrin e nënës së tij, e cila ka vdekur 6 vjet më parë.

“Kur e pash emrin e nënës reagova. Nëna ka vdekur qe 6 vjet, kjo është e tepërt dhe për atë reagova”, tha Lulaj.

Ai tha se kjo nuk është hera e parë që sheh emrin e nënës së tij në Listën e Votuesve. Madje tha se në zgjedhjet e fundit e kishte parë dhe “nënshkrimin” e saj, pra duket se dikush ka votuar në emër të saj.

Shefqet Bytyqi, menaxher i pikës së votimit në shkollën “Rasim Kiçina”, tha se ky është rasti i parë që po dëgjon që emri i një të vdekur gjendet në listë për të votuar.

Por, Bytyqi tha se çështja e pastrimit të listave i takon Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe jo menaxherëve të qendrave të votimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu