Në maj themelohet Gjykata Speciale

0
817

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë në muajin maj themelimin e Gjykatës Speciale. Paraprakisht, do të votohen ndryshimet kushtetuese dhe pakoja ligjore e funksionimit të këtij mekanizmi të drejtësisë. Mirëpo, gjykimet e para nuk pritet të nisin para fundit të këtij viti për shkak të çështjeve procedurale.

Ish-komandantët e UÇK’së që do të akuzohen nga Gjykata Speciale nuk do të përballen me drejtësinë deri kah fundi i këtij viti.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës prite të miratojë ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sot, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin me të cilin i hapë rrugë ndryshimeve Kushtetuese sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Këtë vlerësim të Kushtetueses e kanë mirëpritur Presidentja Jahjaga, Ambasada Amerikane e Shefi i Zyrës së BE’s.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka thënë zyrtarëve të BE’së se miratimi i pakos ligjore për Gjykatën do të ndodh në muajin maj.

E funksionalizimi i kësaj gjykate nuk prite të ndodh para fundit të këtij viti pasi pritet të ketë konkurs për gjyqtarë e prokurorë që do të merren me rastet e krimeve të luftës.

Ende nuk dihet saktësisht se kush do të gjykohet nga ish-udhëheqësit e UÇK’së, por dihet se do të ketë njerëz nga pothuajse të gjitha Zonat Operative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu