Në Maqedoni mërgata ka sjellur 1,1 miliardë euro në 9 muajt e parë të vitit

0
453

denari-maqedon

Mergata mbane gjalle Regjimin Sllavomaqedon që shtyp Shqiptaret!

Banorët e Maqedonisë që punojnë jashtë vendit sivjet nuk kanë dërguar para sa vitin e kaluar, por megjithatë saldoja për nëntë muajt e parë të vitit është mbi një miliardë euro, të arritura në vend nëpër kanale legale dhe jonormale.

Banka Popullore e Maqedonisë në këtë statistikë, përveç parave që kanë arritur prej jashtë në llogari të rezidentëve të Maqedonisë, i llogarit edhe devizat për të cilat banorët e Maqedonisë në kursimore marrin denarë.

Në periudhën prej nëntë muajsh në Maqedoni gjithsej janë futur 1 miliard e 107 milionë e 300.000 euro.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në Maqedoni nga mërgimtarët janë futur 1 miliard e 194 milionë e 800.000 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu