Në mbrojtje Vjosa Osmanit: Raportimet për aderime në inciativën e saj, po bëhen me qëllim

0
151
Në mbrojtje Vjosa Osmanit: Raportimet për aderime në inciativën e saj, po bëhen me qëllim

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi i pyetur nga gazetarët rreth largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe bashkimit të saj me LVV-në, tha se për kete gjë duhet të pyetet vetë ajo.

“Duhet me vete Vjosa Osmanin, unë nuk e di” tha Bislimi.

Ai tutje theksoi se publikimi i personave që mund të aderojnë në partinë që ajo mund të formojë po bëhet me qëllim.

“Janë duke ia bërë shumë vështirë Vjosës me raportimet që po bëhen për personat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit. Mendoj që Qëllimi i këtyre raportimeve është që të detyrës sa më shumë persona të dalin ta mohojnë aderimin, në mënyrë që vetë vendimi i znj. Osmani të devalvohet përmes këtyre ‘spin off’-ave të njerëzve të tjerë. Nuk mendoj që duhet t’i bashkohemi kësaj valleje” tha Bislimi para gazetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu