Në Plisin tënd e shihja Lirinë!

0
647
Luftetare ne plisa

– Ty, o “Dedë Gjo Luli“, – i maleve tona!

(kushtuar, veteranit të UÇK-së, Vesel Shyti)

Që nga vitet 70-ta, kur në furtunat ilegale,
Më kishte sprovuar,- e kalitur jeta,
Ty, të kisha përkrahës,
-Ty të kisha simbol,
Me Qeleshen e bardhë-mbi kokë,
Të vendosur të qëndrojmë,
-Për tonën Tokë,
Të brumosur, ishim nisur…
Në udhë lirie, -me shumë shokë…
-Shkonim drejt ribashkimit kombëtar,
-Kah e Vërteta, me Qëndresë të paparë!!…
Kudo veprove dhe po vepron,- si të ka hije,
Në malet, në fushat dhe në uzinat,
-Dhe, në sheshet e protestave tona,
Atje, ku shkrihej çeliku,
Atje, ku luftohej armiku,
Atje, ku protestohej i ligu!…
Në burgje dhe në male!
O, “Dedë Gjo Luli” ynë,
Që, gjithçka e fale,
Gjithçka shkrive, -për Shqipërinë,
E, për të shtrenjtat ideale!
Ty, o punëtor i vyer proletar,
Vepra dhe fjala jote margaritar,
Nderimin për trimat, -e ke virtyt,
Në logun e burrave, qëndron krenar!
O, për ne, – je, -i madhi, Komisar!…
Në stuhitë jetësore,
-Fort je kalitur…
Në luftë dhe në “paqen cinike”,
Nuk je frikësuar,-as mashtruar,
Nga armiqtë, -as nga horrat e babëzitur!…
U hodhe në beteja, në luftën çlirimtare,
-As me 7 plagë, të zemrës -nuk të theu,
Shkinija vrastare!…
Përkrah, me dyzetë, trimat, si vetëtimat,
Me dyzetë “Qelat “,-e sypetrit, Bekimit,
Ia tundët themelet Beogradit…
E, ia verbuat sytë me zjarr, – Lubisë,
I shkatërruar, -planet Kremlinit!
Stoik në beteja, për Fitore të reja!
Në kolonën e madhe çlirimtare,
Me Mustafën, Adnanin, Xhelalin,
Bislimin, Ilirin, Musliun, Hasanin…
-E, shumë sokola, -tek “Uji i Sokolave”,
Ishin ngjitur, -atyre maleve të tjerë…
Me Ty, o “Dedë Gjo Luli, ynë,
Ishin dhjetëra, qindra, -e mijëra…
Që, malet i mbushën, me heroizma e nder!…
Toka dridhej, -qielli lëshonte bubullima,
Kur granatat e taksat vrastare,
Zbraznin urrejtje -Vetëtima,
-Serbia, dhuronte plagë e krime,
Nga toka e qielli…
Por, nuk thyheshin shqipot,
Me qëndresë e besë!…
Më të zjarrta si Dielli!…
Qëndroje krenare, legjendare,
O, vendlindja ime!
Eh! Trimat binin e ngiteshin,
Nderoheshin me freski lulesh,
me Flamurin Kuqezi- krenar!
Shqiponjat e përgjakura,-valëviteshin!
Heronjtë, -përjetësoheshin me rreze lirie,
Shekujve do jetojnë me stolisje lavdie!…
Ty, o “Dedë Gjo Luli “ -i viseve tona,
Nuk e pranove asnjëherë, -nënshtrimin,
Ty, që e ke mëri, .-servilizmin,-përdhosjen,
Krenar si Vigan, qëndrove e po qëndron,
Me VETËVENDOSJEN!
E, Ty na mëson, kur rrëfen, “i qetë”,…
Rreth oxhakut, në odën e kullës;
Për të gjitha mynxyrat që kalove në jetë :
“Fitoret do vijnë, -vetëm me QËNDRESË”!
Në dyert tona me erë…
-Dëshmorët po trokasin…
-Për beteja të reja,…
Në të gjitha frontet, -si rrufeja!
Edhe kësaj here,-fuqishëm,
-Si dikur në motet e mëdha…
Idhshëm, po na thërrasin!…

Suedi, 17.12.2011

Fadil Shyti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu