Në Preshevë jetojnë 56129 shqiptarë

0
928

ragmi mustafa

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka prezantuar në Beograd – para një numri të madh të përfaqësuesish qeveritarë dhe diplomatësh ndërkombëtarë punimin shkencorë me temë: “Përpunimi elektronik i të dhënave mbi numrin e popullsisë në komunën e Preshevës dhe zbatimi i teknologjisë së informacionit në menaxhimin e bazave të të dhënave dhe resurseve njerëzore”.

Bazat e dhënave të studimit janë marrë nga zyrat e vendit, si ato të gjendjes civile, të dhënat e gjendjes civile në rajonet policore, të Ministrisë së Brendshme për numrin e qytetarëve që posedojnë letërnjoftime, pasaporta dhe numrin amë personal identifikues etj.

Sipas këtij studimi, rezulton se numri i gjithmbarshëm i popullsisë shqiptare në komunën e Preshevës për vitin 2012 se është 56129 qytetarë, shumë herë më i lartë se ai që thuhet në shifrat zyrtare të Beogradit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu