Në protestë kishte agjentë të shërbimeve të huaja!?

0
691

Agjenti

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, lë të nënkuptohet se në protestën e sotme kishte edhe agjentë të shërbimeve të huaja.

“Në protestën e sotme të organizuar nga ‘Thirrjet e Nënave’ dhe partive opozitare, dukej si gjithçka shkonte sipas planeve dhe një protestë e qetë. Por, në fakt nga perfundimi ajo doli nga kontrolli, jo për shkak të mos organizimit, por për shkak të mos identifikimit dhe neutralizimit të agjentëve të shërbimeve të huaja me detyra speciale në protestë, të cilët ishin të zëshëm dhe të zhurmshëm. Dyshimet janë të shumta se dikush e shfrytëzonte masën për t’i drejtuar në drejtim të Institucioneve qeveritare, me qëllim që të provokohet situata. Dikujt kjo i shkon për shtati, e më së shumti armikut tonë të përbetuar Serbisë”, ka shkruar ai.

BIA serbe në mesin e protestuesve!?

Sipas informatave që ka pranuar gazeta Zëri, në protestën aktuale që po ndodhë në Prishtinë, janë edhe disa persona të cilët dyshohet se janë të shërbimit informativ serb BIA.

Gazeta nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm dhe nuk dihet me siguri nëse kjo është e vërtet.

Megjithatë, po të njëjtën gjë e thotë edhe gazetari nga terreni i cili ka marrë informacion të besueshëm se bëhet fjalë për pjesëtarë të këtij formacioni të Serbisë. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu