Në rrugën e lapidarëve

0
1220

flamuri 1270000_719769174707000_1714813091_o

Pas kësaj kënge

“…do të kthehem në Prishtinë…”

e do të ngjitem në Prapashticë,

aty te gurët e konakut të mbështes kryet,

e ta bëj me një sy gjumë

e me tjetrin sy me pushkë të kthyer kah Serbia,

në frëngjinë e mixhës Lilë do të rri…

që rahat te flini, ju brezat e ri!

 

Nëse rrugës mbes, unë nuk vdes

pa e pa hirin tim kah e shpërndan stuhia

në Lugjet e Mëdha , te Lugu i Arushës

e deri në majën e Kodrës se Dhelprës e të Ujkut të Gomuarit,

ku ujtë e shiut në dysh ndahet

në drejtim t´ Prishtinës dhe në drejtim t` Vrajës.

 

Nëse e ndjeni ndonjëherë ndonjë krismë pushke

dine se ka lind ndonjë çun a çupë,

ose se është fejua ndonjë vashe a djalë,

ose se një mike i mirë për dark ka ardhë,

ose se armikut plumbi iu mbështet në ballë

nga ndonjë Alban a Ismet Asllan –Luan,

në Prapashticën legjendare te oxhaku i plakut!

 

E unë e dëgjova një ditë

denjesejn e Shqipes te Porta e Republikës

edhe pse vet nuk isha aty në Kasollen prej Gurit

ku qante sofra e mbështetur për muri

për njerëzit e vet që kishte vite që nuk i kishte parë,

për së gjalli të ndarë!

 

Një mik me pat than dikur në Stamboll

se në Kuran po shkruan

“…se një ditë ka me ardh dita

kur edhe të vdekurit kanë me marr rrugën për në vatan…”!

 

Atë kohe vet e mbërrina,

se i pash prind e mi të vdekur duke udhëtua

nga Gjermania për në Prishtinë.

Dhe pas tyre erdhën edhe gurtë e varreve të tyre

dhe u ulen për gjithmonë në rrugën e lapidarëve!

 

Në Damask, njëherë, më tha Abdyl Latif Arrnauti

se “…do të kthehem në Atdhe ku kam le…”,

por se di se a mbërrijti më puthe tokën vet në Mëmëdhe!

 

Një herë në Stokoholm kur me zbardhi dita

nga qelia e burgut një zog e pash e thash me vete

“…se po më duket se diku e kam pa…,

ndoshta nga dritarja e burgut në Ankara

e ai shkoi për hava…pa bë za!

 

Ka mbi tridhjetë vjet që trupi im bredhë

poshtë e përpjetë nëpër jetën e vazhduar nga një tjetër jetë,

ndërsa shpirti im qëndron i pa lëvizshëm në Atdhe,

pran varrezave të luftëtarëve të lirisë

që në lapidar kanë vetëm vitin e lindjes

dhe qe janë shpirti i gjallë i këtij populli të vrarë

nga bishat sllave e greke dhe nga miqtë e tyre hileqar!

 

Dhe mendoj që miqtë e mi ti ngushëlloj

Se duhet ta din se lufta për liri jeton,

se Lidhja e Prizrenit është gjallë

dhe se asaj po i prijnë Abdyli e Mici i ri 20 vjeçar!

 

Dhe se armiqve të mi,

atje tekut at …. kudër që i ka pjell,

ua qafsha me hu gardhi,

se në rrugën për lirin e popullit tim,

jo ata, por as vdekja nuk ka fuqi të me ndal …!

 

Sepse jeta pa liri nuk ka kuptim,

e nëse para kohës vdes,

amanet tokën o trim, biri im!

 

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu