Në seancë pa marrëveshje

0
671

Flora Brovina

Zyrtarë të LAN-it nuk e hedhin poshtë mundësinë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nëse Flora Brovina e mbyll seancën sikur herën e kaluar. E ky, besohet se do të jetë skenari i vetëm, pasi që, sipas rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese, Brovina nuk ka të drejtë që propozimin për kryeparlamentar t’ia japë dikujt tjetër, por grupit më të madh parlamentar. Sipas Gjykatës, ky grup është ai i PDK-së.

Megjithatë, koalicioni paszgjedhor LDK-AAK e Nisma janë optimist se seanca do të shkojë më ndryshe dhe sipas tyre Brovina duhet ta kuptojë se nuk duhet t’i shërbejë PDK-së, por Kuvendit të Kosovës. Anëtari i kryesisë se LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se presin që Partia Demokratike e Kosovës ta konsumojë të drejtën e tyre dhe më pas ata do të aktivizohen për rizgjedhjen e Isa Mustafës sërish.

“Ne do të presim që PDK ta konsumojë të drejtën e tyre ashtu siç e ka thënë Gjykata Kushtetuese edhe pastaj ne do të procedojmë tutje. Në rast se nuk na jepet e drejta në seancën e 12 shtatorit për të kandiduar, atëherë ne do ta shfrytëzojmë të drejtën që Kushtetuta i jep deputetëve për thirrje të seancës së jashtëzakonshme”, ka thënë Veliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu