Në Shkodër mësohet serbisht

0
818

Para një jave në lokalet e shoqatës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” në Shkodër ka filluar mësimi i gjuhës serbe nga fëmijë shqiptarë, shkruan “V.Novosti” i Beogradit.

Sipas kësaj gazete fëmijët do të mësojnë sipas programeve që zbatohen në klasët e fillores në shkollat e Serbisë. “Novosti” pohon se janë paraqitur 60 nxënës. Në Shqipëri 28 shkurti është vendosur si dita e gjuhës serbe, e shpallur qysh më 2008. Qysh atëherë mbi 600 fëmijë kanë mësuar të flasin serbisht dhe të shkruajnë me alfabetin cirilik.

“E dimë sa kanë hequr serbët në kohën e Mbretit Zog dhe pastaj të Enver Hoxhës. Gjuha serbe ishte e ndaluar për kohë të gjatë… “, shkruan “Novosti” i Beogradit. Sipas saj, shkolla do të mbështetet financiarisht nga Zyra për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, Mitropolia malazeze-bregdetare dhe shoqata “Moraça-Rozafa”.

“jam krenar që jam pjesë e kësaj familjeje e cila din çfarë bën dhe çfarë duhet të bëjë. Ia kemi dalë të ngjallim ndërgjegjen kombëtare të serbëve në Shqipëri, që nuk ishte një punë e lehtë. Për fat, atë kohë i kemi lënë pas”, citon “Novosti” Svetozar Qirkoviq, profesorin e tyre, i cili vite më parë kishte mbetur pa punë në Mal të Zi meqë kishte këmbëngulur se në Mal të Zi mund të ketë vetëm gjuhë serbe.

Në Shqipri gjat Qeverisjes së Sali Berishes jan hapur dhe dy Shkolla tjera për femijet Shqiptar që duan të mesoin Serbisht, në Fier esht hapur nje Shkolle Serbe dhe në fashtin Libofshë gjithashtu nje shkolle tjeter Serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu