Në Shqipëri janë 186 veteranë të UÇK-së

0
769

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, priti të hënën në një takim delegacionin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, të kryesuar nga Rabije Myrta, nënkryetare e Shoqatës.

Me këtë rast Rabije Myrta, pasi falënderoi kryekuvendarin për këtë pritje, foli për aktivitetet e Shoqatës, me theks të veçantë për çështjen e evidencimit të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-ës nga Shqipëria.

Ajo theksoi se “në këtë listë janë regjistruar 186 veta, por ka kërkesa që të regjistrohen edhe më shumë njerëz, pa marrë parasysh kontributin që është dhënë në luftë”.

Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, theksoi se kjo çështje kërkon zgjidhje institucionale, në mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë,duke theksuar njëherësh se në Kosovë, ekziston një komision për çështjen e pjesëmarrësve të luftës.

“Është momenti që ky vit të përmbyllë çështjen e listave të të gjitha kategorive të pjesëmarrësve të UÇK-ës. Në këtë vështrim do të angazhohem që kjo çështje të gjejë zgjidhje ligjore e institucionale”, theksoi Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu