Në Siri, vetëm dje 170 të vdekur

0
551

Ong: Një nga ditët më të përgjakshme që kur ka nisur revolta.

BEJRUT – Rreth 170 vetë, së shumti civilë, kanë vdekur prej dhunës dhe luftimeve të djeshme në Siri, dita më e përgjakshme që prej 12 prillit, ditë kur hyri në fuqi ndalimi i zjarrit, sistematikisht i pambajtur. E ka bërë të ditur këtë Vëzhguesi sirian për të drejtat njerëzore (Sohr).

Rami Abdelrahmane, drejtor i Ong, i ka thënë agjencisë së lajmeve Afp, se e djeshmja ka qenë “dita më e përgjakshme që prej vendosjes së armëpushimit dhe një nga më të përgjakshmet që nga fillimi i revoltës kundër regjimit sirian”.

Bilancet më të rënda janë regjistruar në krahinën e Homs (31 civile dhe një rebel), në Deraa (24 civilë, mes të cilëve dy fëmijë dhe pesë rebelë) dhe në qytetin rebel të Douma, afër Damaskut (30 civilë), ku viktimat kanë vdekur kryesisht nga bombardimet e nisura dje në mëngjes dhe në luftime. /M.A./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu