Nedelkovski me plan fashist për krizën politike dhe Shqiptarët

0
675

Shkup, 31 gusht – Gazetari Milenko Nedelkovski, i njohur me qëndrimet kontroverse për shqiptarët, ka bërë dhe një “aventurë” tjetër në profilin e tij në “Facebook”.

Nedelkovski që përflitet nga mediat opozitare për afërsinë e tij me kryeministrin Gruevski, ka dalë me një plan fashist 11 pikësh për tejkalimin e krizës politike, që parasheh madje shpalljen për person të padëshirueshëm ambasadorin amerikan, anulimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën…

“Ky është plani ynë, maqedonas. Me gabim shkrova se është imi. Është yni, për të ardhmen dhe prosperitetin e Maqedonisë dhe të popullit maqedonas”, ka shkruar në profilin e tij Nedelkovski.

Ja çfarë përmban plani i Nedelkvoskit:

– Zgjedhje të parakohshme dhe më pas Qeveri njëetnike promaqedonase;

– Fshirjen e Marrëveshjes së Ohrit, përmes regjistrimit që do të dëshmonte se në Maqedoni nuk ka më shumë se 17-18% të fisit (shqiptar);

– Kthimin e Shkupit, Kërçovës dhe Strugës në kuadër të komunave urbane. Zajazi, Haraçina, Kondova dhe të ngjashmet të mbeten ashtu siç kanë qenë – fshatra.

– Dënim me burgim të gjatë për firmëtarët e gjallë të Marrëveshjes tradhtare Kornizë;

– Shpalljen “persona non-grata” të ambasadorit Paul Wohles, për shkak të nxitjes së shqiptarëve dhe inicimit të rastit “Slupçan”;

– Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën;

– Tërheqjen e trupave tanë nga misionet “paqësore”;

– Kthimin pas të pronave të atyre që u pasuruan nga privatizimi;

– Vendim për lirimin e Jakim Trifunovskit;

– Zbardhjen e rasteve dhe dënimin me burg të autorëve të atentateve të Gligorovit dhe Trajkovskit;

– Hetim kundër Mitko Burçevskit për shkak të veprimtarisë antimaqedonase dhe tradhtare. Nëse ka pasaportë amerikane, të ekstradohet nga Maqedonia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu