Nëna e volejbollistit të vrarë, te Llalla: Më gjeni vrasësit

0
719

Irma Guza, është nëna e Juxhin  Guzës, djalit që u vra nga goditjet  e thikave të personave që dyshohet  se kanë dashur ta grabisnin. Sikur të  mos mjaftonte kjo, djali ra pre e një  mjekimi të pakujdesshëm që ende  vazhdon të konsiderohet i dyshimtë.  Gruaja vijon të endet nëpër dyert e  shtetit, jo vetëm që dikush ta dëgjojë, por që edhe dikush t`i premtojë se do të gjenden autorët e asaj  ngjarjeje të rëndë, që i mori djalin e saj të vetëm. Nëna e volejbollistit të Teutës apelon për ndihmë  që të zbardhet ngjarja dhe tashmë  më shumë se asnjëherë në këto dy  vite, i janë ngjallur shpresat se diç-ka do të ndodhë në  këtë drejtim. ‘U kam  trokitur të gjithëve,  –thotë Irma Guza, –  por, me përjashtim  të Prokurorit të  Përgjithshëm, s`më  ka pritur askush. Ai  të paktën më dëgjoi. I kam shkruar disa herë kryeministrit Berisha. S`mora  kurrë përgjigje prej  tij. Tashmë vendosa ta rinis kërkimin  tim për autorët e  vrasjes së tim biri  nga “Shekulli”, duke  besuar se dikush tashmë ka për ta  dëgjuar zërin tim”. Ngjarja në të  cilën humbi jetën 24-vjeçari, ndodhi me 13 shtator të vitit 2011. Edhe pse policia e Durrësit në këmbim  të një informacioni të saktë vuri një  prej shifrave më të mëdha, ende  ngjarja nuk ka asnjë të dyshuar.

Intervista Znj. Guza, keni marrë ndonjë in-formacion në lidhje me autorët e  sulmit ku humbi jetën djali juaj?

Jo, nuk kam marrë dhe as besoj se  mund të marr nga kjo polici. Kam  lëvizur ku ka mundur, kam shkuar në  policinë e Durrësit, edhe me drejtorin e parë, edhe tani që erdhi ky i riu.  Ende nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje, aq më pak një informacion  se kush ma ka vrarë Juxhinin tim.

Ju thoni që keni kërkuar të takoheni edhe me funksionarë të  lartë të shtetit, jeni takuar?

Kam luftuar t’i takoi të gjithë. Kryeministrit i kam shkruar sms disa  herë dhe s`kam marrë përgjigje as-njëherë. Më pas u nisa nga Durrësi  dhe erdha në Tiranë për të takuar  prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik  Llallën. Ai të paktën më priti. Më  dëgjoi. Më premtoi se po punohej  dhe se do të viheshin në lëvizje të  gjitha strukturat. Por vetëm kaq. Asgjë nuk ndodhi më pas. Vendosa t`i  kërkoj takim me çdo kusht ministrit  të Brendshëm, Flamur Nokës. Ai nuk  më priti në zyrë. Jam detyruar t’i zë  rrugën dhe e kam takuar në rrugë.  Ideja ishte të vinte bazën në punë,  këta punonjësit e policisë së Durrësit. Im bir është vrarë në hyrjen e  pallatit të tij dhe si qenka e mundur që mos të gjendet asnjë gjurmë e personave që  ia morën jetën?!

Ç`ju tha ministri i  Brendshëm?

Ai mezi u ndal të  më fliste. Ato të  përgjithshmet,  ato fjalët që unë  jam kënaqur duke  i dëgjuar. Por, edhe ato mi tha pa-si i tregova se ki-sha qenë edhe te  Prokurori. Në të  vërtet asgjë s`ka  ndryshuar.

Po, ish-Prokuroren e keni  kontaktuar?

Po, edhe atë po. Ajo me ka kthyer  një përgjigje, thuajse për procedurë  dhe kaq.

Znj. Guza, cili është apeli juaj?

Të mos harrohet ngjarja e tim biri.  Qeveria e re dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të policisë dhe  të Prokurorisë të punojnë për të më  gjetur autorët e vrasjes. Nuk mund  ta lë edhe të vërtetën të më vdesë  me Juxhinin. Po e nis thirrjen pikërisht  nga “Shekulli” për të shpresuar se prej  këtu do të nisë edhe një punë e re  në kërkim të së drejtës së gjakut të  djalit tim, që u godit me thika në hyrje të pallatit të tij, që shkoi në spital dhe nuk iu dha si duhet ndihma  mjekësore dhe se prej thuajse dy  vitesh, nuk kam ende asnjë informacion mbi personat që ma vranë. Kaq  duam të dimë, kush e vrau dhe përse  na e vrau; s`po duam asgjë tjetër. E  dimë që djali jonë nuk vjen më, por  të vërtetën e meritojmë ta dimë.

 

Nga: Nikoleta Kovaçi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu