Nëna heroinë, shkon në Siri dhe e shpëton vajzën nga ISIS

0
654

Monika

Monika, ka shkuar në një nga zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik për të nxjerrë vajzën 19 vjeçare e cila ishte martuar me një nga xhihadistët, shkruan gazeta holandeze, Algemeen Dagblad, transmeton Indeksonline.

Ajo i ka injoruar thirrjet që të mos udhëtojë drejt qytetit Raqqa që konsiderohet edhe si kryeqendra e terroristëve të Shtetit Islamik.

“Nganjëherë duhet të bësh atë që duhet ta bësh. Unë besoj se kjo ka qenë lëvizja më e mirë”, iu ka thënë Monika familjarëve dhe miqve të saj.

Vajza e saj, Aisha, muajin e kaluar përmes rrjeteve sociale kishte kërkuar ndihmë, duke thënë se ka dëshirë të kthehet në shtëpi.

Vajza është konvertuar në Islam në moshën 18 vjeçare ndërsa ishte martuar me një xhihadist holandez, Omar Jilmaz, në të cilin ishte dashuruar derisa e kishte parë një intervistë të tij në televizion.

Nëna e saj, Monika ka udhëtuar fillimisht në Turqi ndërsa përmes “Facebook-ut” është marrë vesh me vajzën për kohën dhe vendin e takimit. Më pas e ka vënë një “burqa” (mbulesë e grave myslimane), e ka kaluar kufirin dhe ka arritur në Raqqa.

Të dyja janë kthyer në Turqi ku Aisha është arrestuar pasi nuk ka pasaportë.

Tani, atje janë në pritje të një përgjigjeje të autoriteteve turke, tek të cilat kanë intervenuar Ministria e Jashtme e Holandës me kërkesën që ajo të lejohet të kthehet këtë të diel në shtëpinë e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu