Aksioni i madh policor, i filluar rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në paralagjen Vaganicë të Mitrovicës, ka futur në pranga nëntë persona.
Deri më tani gjatë këtij aksioni policia ka gjetur raketahedhës, predha dhe municion tjetër.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se bëhet fjalë për një operacion policor të udhëhequr nga ekipet rajonale të policisë në Mitrovicë, që për qëllim ka pasur gjetjen e armëve dhe të municionit.
Sipas tij, policia ka pasur informacione se personi tashmë i arrestuar, posedon armë dhe municion.
“Është gjetur një raketahedhës me tre projektilë dhe një sasi e municionit”, tha Zahiti