Nervozohet Shpend Ahmeti: Pushka top ju bëftë!

0
743

Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është nervozuar me disa portale të vendit, që sipas tij pronarët e këtyre portaleve po e kërcënojnë.

Për kryetarin Ahmeti, është kërcënim publikimi i fotografive të shtëpisë dhe fëmijëve të tij.

Lexojeni të plotë reagimin e Shpend Ahmetit

Dje një portal ka publikuar fotografitë e fëmijëve të mi. Sot një portal tjetër shkon te shtëpia ku banoj më kohën kur unë nuk jam aty por fëmijët janë dhe i poston në facebook.

Këto portale asnjëherë nuk po mund të pajtohen me fitoren tonë dhe ndryshimin në Prishtinë.
Por sot dhe dje këto portale po më dërgojnë mesazhe tjera. Duke ditur se unë nuk kam sigurim dhe se jam njeri familjar duan që në emër të bosave zë tyre kriminelë të më kërcënojnë në stilin mafioz duke më thënë se e dijnë se ku jetoj dhe se i njohin fëmijët e mi.

Për këta qyqarë dhe bosat e tyre – pushka top ju bëftë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu