Nesër, nuk do habitje pse Isa ndërron gëzofin ?

0
714

mustaf krasniqi 1index

Më falni, ju dëshmorët e kombit, si kurrë më shumë se sot nuk jam ndier në siklet. Më besoni, sa e sa herë kam ardhur për t’iu thënë një të vërtetë, te shtrati i juaj ku pushonit ju. Eh! Sa e sa herë jam kthyere më lotë për faqe, jo pse kisha frikë të ju them të vërtetën, po ndihesha i prekur t’ua lëkundi eshtrat, t’ua shtoi dhimbjen për atë se që po ndodhë me kombin, fatin e popullit tonë nga bijtë e saj.

Po, Bardhosh, Kadri, Rexhep, e Nuhi, ju i dhatë kushtrim kombit se liria po vije nga gjaku juaj, bashkuat anë e këndë djemtë e lirisë për të luftuar së bashku armikun, u shkritë për bashkimin dhe në saje të këtij bashkimi të ligjtë me ca shqipfolës ju ekzekutuan se dhe kishin frik nga ju. Rrugën tuaj vazhduan Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, më kujtohet edhe idealisti i orëve të para, Afrim Zhitia, dhe më voni Xhavit Haziri, që dhe thanë: “ Pa bashkim nuk ka as liri, bashkim e komb”.

Afrim! Atë kohë zhurmash, tankash, polic me helmeta e helm ishin vu mbi ne, për të na e shuar vullnetin për Kosovën Republikë, e ne pa frikë brohoritnim Kosova Republikë, Kosova Republikë! Nga kjo demonstratë,mjegull e shpërfaqur kudo në kryeqytetin tonë, dëgjoheshin brohoritjet, këngë për bacë Ademin. E, pak orë më vonë, kur dhe u ndamë, se ti more rrugën e përjetësisë mua më le në rrugën e bartjes së amanetit, se: “Rruga duhet vazhduar, sa më të bashkuar që të jemi, aq më afër do ta kemi lirin dhe bashkim e kombit”. E, ti Xhavit përpos tjerash më thoshe se: ”Nga penda në pushkë duhet të veprojmë për ta fituar lirinë, vetëm me llafe nuk ka fryte”.

Ju me vete morët heroizmin, lavdin dhe i vutë në faqet e historisë, e mua më latë ta bart amanetin tuaj, poshtë e lartë deri në arritje e pikës për ku ju e kishit dëshiruar, te bashkimi i kombit. He! Dikur me ju nuk kisha frikë sepse ballafaqohesha me armikun dhe armikut siç thoshi ju: “Duhet dhënë vetëm plumbin në ballë”, e për këtë më jepte fuqi zëri i juaj, o dëshmorët e kombit!

Sot sikur kurrë po shkelet amaneti i juaj nga shokët, bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit të Zahir Pajazitit e të qindra dëshmorëve tjerë, nga që më nuk po dëgjohet zëri ynë, na u është bë peshë e rëndë amaneti i juaj, sikur një pjesë kemi mbetur pengë e bartjes së amanetit dhe gjatë bartjes po ndeshemi me shokë të dikurshëm, që tash më janë pushtetar, deputet, apo çfarë dreqi janë!? Sot, ata janë lidhur këmbë e krye me ata që të quajtën armik i popullit, nacionalistë, irredentist, me ata që ngrehen gishtin kundër ekzekutimit tuaj, ata që ia punuan pas shpine Ukshin Hotit. Ata sot po bëjnë pushtet në një shtet jashtë ati shtetit që ju e keni dëshiruar, e që thoshi: “ Pa Shqipërinë nuk ka jetë e as liri”, e sikur për kërrigë ca shokë kanë harruar amanetin tuaj, që ne, dikush…po e bartim ende duke u rropatur me lloj-lloj torturimesh, duke na quajtur të harxhuar, të gabuar dhe çka jo tjetër.

Neve, që po e përçojnë deri në fund amanetin tuaj, na u kanë hedhur në qaf si hiena, edhe ata që dikur krenoheshin me fotografin e Titos, “Bashkim-vëllazërimin”, sot sikur janë bërë të dashurit e mëmëdheut, e pas tërë një turpit të kaluar bëjnë politikën e mësuar dhe me këtë politikë shndërrohet si njerëz të mëdhenj. Tashmë edhe e kanë shkuar deri atje të ndahemi në dy shtete, dy kombe, e në dy popuj, të njëjtin avaz sikur dikur që villte Isa me shokë kundër atyre djemve që e donin Republikën, bashkimi. Me që Isa me shokë e donte Jugosllavin e Titos, “Bashkim-vëllazërimin”, më vonë u dashurua edhe me Serbinë, pajtohej edhe me të vetëm të qëndronte i përkëdheluri i tyre në pushtet. Po me të njëjtën stil sot, jo pahir, e pa hile po vjell Nexhmedini dhe Halili pse dhe jo edhe Vetoni i titizmit. Vërtet po e donë një komb, gjuhë të re Kosovarishtën, nga që janë të etur për karrierë dhe kundër bashkimit të kombit shqiptar në një Shqipëri, Shqipërinë Etnike, për çfarë ishin atdhetarët: Jusufit Kadriut, Rexhepit, Afrimit dhe Xhavit Haziri.

Për këtë shpërfillje të idealit o dëshmorët e kombit, për Shqipërinë Etnike, sikur ju kanë përkulur edhe ca shokët e tu dhe të mijtë. o dëshmor! Sikur janë rënë në gracën e turpit edhe këta po bëjnë sehire dhe sikur janë pajtuar me politikën e Isës, dëshirën e Nexhës dhe të Halilit, gjë që këto ditë Kosovën e futi në një krizë të thellë të Ngërçit politikë Isa me satelitët e saj të Bllokut, duke mos e arsyetuar aspak dhe krahun tjetër, i cili pa menduar për popullin po e thellojnë këtë ngërç politik, jo pse e duan popullin, por thjesht pse e duan karrierizmin.

Ky ngërçe ka filluar diku mbi 5 muaj, atëherë kur Kosova i mbajti zgjedhjet e 8 qershorit, e që nga atëherë po përballet me turpin, nga të zgjedhurit e popullit, nga një pjesë e shokëve tuaj dhe të mijtë, dhe nga një pjesë tjetër që ishin pjellë e titizmit, që dikur ishin kundër brohoritjes dhe kërkesës tuaj për Kosovën Republikë, që për këtë kërkesë dikur të kanë dërguar me vite në burg, apo edhe fshehurazi të kanë ekzekutuar.

Me këto dy rryma politike të dikurshme sot po përballet Kosova e mjerë, më është bërë drithë e krunde të nderuar dëshmorë, më nuk dihet se kush ka qenë luftëtar apo tradhtar, kush ka qenë spiun apo veprimtar, të gjithë janë futur në një grazhd të turpi dhe më nuk ka rëndësi populli, shteti, bashkimi, po për këta deputet të turpit ka rëndësi vetëm kërriga. Sot janë ndarë në dy blloqe shqiptarët e Dardanisë së vjetër-Kosovës së sotme, në: PDK dhe në atë të LAN-VV e herë në LVVAN ku bllokut po i prinë Isa.

Eh! sikur të ishit sot edhe ju o Rexhep Mala, e ti Afrim Zhitia dhe Xhavit Haziri sikur mua do t’u kishte plasur loti i dhimbjes, ndonëse ti Rexhep, Adem Jashari do ta kishit quar dorën në kobure, por Afrimi dhe Xhaviti do të kishin thënë: mos u ngut, këta ishin shokët tanë, e ata ishit shqipfolësit e kombit që na quajtën nacionalistë e çka jo tjetër. E di se do të kishit bërë përpjekje për t’i bashkuar shokët si dikur Jusufi, Kadru dhe ti vet Xhavit, por nuk e di se para se ta shterni lotin e dhimbjes nuk e di se a do të kishit mundur ta bëni këtë bashkim, dikur me titistët rrinim larg, e sot b…. e krye me ta.

Me ne po qesh bota, PDK-ja e Blloku, LVVAN, në krye me Isën po qëndrojnë heroikisht para turpit pa u ardhur fare turp, pa u ardhur keq për gjakun e juaj o dëshmor të kombit, pa u ardhur keq prej atyre familjarëve që po i kërkojnë eshtrat e të anëtarëve të zhdukur gjatë luftës, që sikur shpesh po u hapen plagë e reja me rivarrime, mashtrime e çka jo tjetër.

Është koha,, o ju dëshmorë, që të ngriheni edhe një herë, se po që se edhe ju nuk ia ktheni shpresën Shqipërisë Etnike, sa për këta deputet e pushtetar do të na mbuloi turpi, e zëri i titistëve do të ngrihet si hije e mallkuar siç dhe po vihet në piedestal zëri i Isës, po ashtu dikur do të na vret ndërgjegjja me kombin e ri “Kosovarishten”, e në krye të saj me Nexhin, apo Halilin.

 

Nesër nuk do habitje pse Isa ndërron gëzofin?

 

Nëse ti o Thaç, Albin, Ramush dhe Fatmir keni luftuar për kombin dhe pavarësinë e shtetit shqiptar, për lirin e kombit dhe lirin e popullit nga thundra e pushtuesit, pse po e bëni këtë turp, nga inati apo nga etja për pushtet?

Nuk keni arsye të shkoni aq lart, sa për ju të bëhet më i mirë Isa, që dikur me shok ishte kundër Republikës së Kosovës, madje ishte për burgosjen dhe torturat e vashave dhe djemve që ishin për Republikën e Kosovës dhe për bashkimin me Shqipërinë, ishte përkrahës i politikës fashiste për ekzekutimin dëshmorëve të kombit, dhe ishte për “Bashkim-vëllazërimin”, për rrugën e titizmit.

Ju, …, të cilët dikur ishit në një bërthamë, në bërthamën e ndershmërisë, në atë bërthamë që u krijua nga gjiri i kombit UÇK-ja dhe ballë hapur mbrojtët vlerën e kombit. E, sot kur koha po kërkon që ju prapë të jeni të bashkuar, keni marrë rrugën e turpit dhe i bini daulles secili më tepër se unë jam më atdhetar se tjetri, kjo është vetëm një mashtrim e asgjë tjetër. Populli nuk po ha bar zotërinj, po ua studion mirë epshet e juaja të shfrenuara për pushtet.

Bjereni kokës sa s’është bërë vonë, leni marrëzirat dhe interesat vetjake, sot si kurrë më parë na duhet bashkimi, nëse ju si ideator e keni Isën besoni në politikën e tij, atëherë me dashje apo pa dashje keni hequr dorë nga bashkimi, nga Shqipëria Etnike, e nga dal-dal do të rrëshqitni në rrugën dhe dëshirën e Nexhit, Halilit për krijimin e kombit të ri “Kosovarishtën”.

Është koha për bashkim, sa më shpejtë ta ngrini këtë ngërç dhe të filloi jeta e re, politika kombëtare dhe të përçohet më tutje amaneti i dëshmorëve të kombit. Nesër nuk do habitje pse Isa ndërron gëzofin e tij dhe besoi se së shpejti do të dal jashtë bllokut, po ku po mbetni ju …? Ju sikur po leni në popull përshtypje më të liga, gjë që kjo nuk u bën nder as juve e as popullit në tërësi, kur identifikoheni si ushtar të UÇK-së dhe kishit përkrahjen e popullit, kurse sot sikur e kundërta po thuhej për ju.

Bjereni kokës sa s’është bërë vonë, për hir të gjakut dhe kombit bashkohuni! Hiquni Isës, se më e vlefshme është kombi se sa politika mashtruese e Isës, bëhuni grusht si kombëtarja në fushën e Beogradit ku heroikisht mbrojti vlerën e kombit, për kundër 20 mijë korbave ia dolën ta ruajnë vlerën e kombit. Atëherë sakrifikoni etjen për pushtet, ju…. që marrëzisht jeni verbuar pas saj,që ta kemi kombin e bashkuar, për kundër zërave të Nexhit dhe Halilit.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu