Nga Gjykata Kushtetuese duhet kërkuar përgjegjësi për deklarata publike

0
560

Afrim Morina:

Që me daljen e deklaratës së parë të Kryetarit të Serbisë- z. Tadiqit kam kërkuar nga Kryetari- z. Topi që këtë deklaratë ta merr me seriozitet dhe të krijoj ekip profesional nga gjithë hapësira kombëtare dhe të kërkojë një konferencë, nën mbikëqyrjen e amerikanëve, e fuqive të kohës kur kanë ndodhur okupimi i territoreve shqiptarë, masakrat dhe dëbimet e shqiptarëve  prej trojeve të veta nga pushtuesit sllavo – ortodoks dhe me të vërtetë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështje shqiptaro – serbe. Z. Tadiq botërisht ka deklaruar dhe kohëve të fundit e bënë edhe më të kthjellët programin e Tij për këtë temë, që është bukur me peshë. Nëse ne sot e injorojmë, siç edhe po injorohet nga kryetarët, kryeministrat, parlamentet dhe liderët politikë shqiptarë, do të gjendemi para një aktit të kryer, sepse Serbia përmes miqve të vet, veç po e përgatitë terrenin, për një ndërmarrje të tillë, e cila është e orientuar vetëm për veriun e Kosovës.

Thirrjes që i pata bërë dikur z. Topi, tash doli botërisht se po këtë ia bëri edhe zë Tadiq, prandaj deklarata e Kryetarit të Shqipërisë londineze bie në kundërshtim me vet Kushtetutën dhe parashtrojë pyetjen, është në nivel përgjegjësie dhe pse heshtin deputetët për veprime të tilla, të të gjithë nomenklaturës udhëheqëse, kur dihet se ky akt më i lartë shtetëror është nxjerr përmes deklarimit të vullnetshëm të qytetarëve dhe nuk kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese interpretimin në shkelet apo jo Kushtetuta dhe të largohen nga skena politike të pa merituarit. Nëpërmjet këtij veprimi do të hapën dyert e përgatitjes për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe krijimin e një ekipi ekspertësh gjithëpërfshirës kombëtar për një konferencë ndërkombëtare, për të zgjidhur problemin shqiptaro serb (lexo: të të gjithëve që kanë të pushtuara toka tona).

Po qese i referohem deklaratave të z. Tadiq, për kohëzgjatjen e konfliktit, në mes dy kombeve, atëherë ne duhet të përgatitemi për një konferencë ndërkombëtare dhe të fillohet që nga Kongresi i Berlinit e këtej, deri në ditën e sotme. Kemi çfarë t’i ofrojmë konferencës, duke filluar nga hartat gjeografike, e deri në shpërnguljen e rreth 20 000 (njëzetmijë) shqiptarëve nga veriu i Kosovës, me bekimin e pjesëtarëve të KFOR francez, në mbarim të luftës.

Pse të frikohemi nga një përballje argumentesh dhe botërisht të kërkojmë atë që na takon dhe që e kemi mbrojtur me gjak, të të gjitha moshave e gjinive, gjatë gjithë kësaj periudhe?! Pse mos t’i vënë mbi tavolinë para ekspertëve botëror të gjitha elaboratet shfarosëse, që nga garashanini e deri te ky i sotmi për  veriun e Kosovës?! Pse të mos i vëmë mbi tavolinë para ekspertëve botëror të gjitha masakrat që i kanë bërë dhe këto duke i shfrytëzuar arshivat, e shtypin e kohës etj?! Pse mos i vëmë mbi tavolinë, para ekspertëve botëror vjedhjen e kulturës, historisë dhe të binden se fqinjët tanë janë ushqyer e ushqehen me mite, gënjeshtra e paqartësi?! Pse mos t’i tregojmë ekspertëve botëror e burrështetasve të tyre, se jemi të zot t’i argumentojmë gjithë këto, për të cilat duam të ulemi në tavolinë bisedimesh, për të vërtetuar vazhdimësinë historike kombëtare në të gjithë territorin që sot na e mbajnë të pushtuar?!

Përmes kësaj konference do të argumentonim për gjithë territorin që është bërë mbi shqiptarët dhe të zgjidhet njëherë e përgjithëmon kjo. Një konferencë e tillën, nuk do të lente anash shqiptarët që jetojnë në shtete tjera, sepse, periudhën të cilën e thekson, nuk ka qenë vetëm problem i serbëve, por në të janë bashkëpjesëmarrës edhe të tjerët, ngase jo vetëm që kanë veruar në mbështetje të njëra tjetrës, por, pos Greqisë, të tjerat kanë jetuar në një shtet të përbashkët, madje Maqedonia (lexo: si nocion gjeografik, e jo kombëtar) lind në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Kur është bërë publike Pakoja e Ahtisarit, botërisht kam dhënë mendimin, se kjo pako prodhon luftë dhe ky mendim sot po del i drejtë, sepse ajo parasheh vetëm ruajtjen e “territoreve e kulturës” serbe me të drejta, që shumë kombe, mund t’i ëndërrojnë aty ku kapin shifrën mbi tridhjetë përqind dhe sigurisht edhe selit e shenjta: e katolicizmit, myslimanizmit, orthodoksizmit, protestantizmit, budizmi, etj. me hapësirën dhe pasurinë që kanë nxjerr kishat “sllave”. Prandaj siç po i qasen disa politikan e analitik, deklaratës së z. Tadiq, me të vërtetë ne, ose duhet që veriun e Kosovës t’ia lëmë Serbisë dhe atë pa zhurmë, ose të përgatitemi për një luftë të re për mbrojtje etnie, territori, gjuhe dhe kulture. Vetëm nëse i vendosim në tavolinë bisedimesh argumentet historike, gjeografike, demografike, kulturore, gjuhësore, etj. mund të ruajmë qenien dhe territorin tonë kombëtare si tërësi, sepse “miqtë” tanë nuk janë të gatshëm të ulën për Luginën e Preshevës, por po zëmë se do të lëshojnë pe edhe serbët edhe të tjerët, realitetin në terren është krejt tjetër, sepse Serbia është përkujdesur për të krijuar hapësirë etnike për korridorin e dhjetë dhe mu për këtë kërkon kohë duke shfrytëzuar bisedimet “teknike”.

Për t’i ikur luftës apo faljes së territoreve kombëtare armiqve, duhet që të gjithë liderët të hyjnë në përgatitje të terrenit për përgatitjen e një ekipi ekspertësh të dëshmuar nga të gjitha fushat, por jo nga nomenklatura politike dhe të përgatitën për një konferencë ndërkombëtare dhe përmes argumenteve të vërtetohet dhe të kërkohet bashkimi kombëtar, për të hequr nga fjalori e logjika bombën e kurdisur ballkanike, që së fundit na del se ajo është në veriun e Kosovës.

 

Prishtinë, 31.03.2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu