Nga java e ardhshme, veteranët e UÇK-së marrin pensionet!

0
834

UCK-ja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kanë zhvilluar një takim të premten me udhëheqësin e Zyrës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Faik Fazliu.

Gjatë takimit, është diskutuar rreth mbarëvajtjes së procesit të aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara në Ligj dhe fillimin e implementimit të pagesës së pensionit për veteranët e UÇK-së.

Është konstatuar se procesi është duke shkuar sipas procedurave të përcaktuara me aktet ligjore në fuqi.

Gjatë takimit, u bë e ditur se në thesarin e shtetit tashmë janë dërguar listat e para të veteranëve që kanë kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe kanë kaluar procesin e verifikimit, dhe se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e pensioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu