Nga këto komuna janë 8 të infektuarit me koronavirus sot

0
156
Nga këto komuna janë 8 të infektuarit me koronavirus sot

Janë konfirmuar edhe 8 raste të reja të cilat kanë rezultuar pozitive pas testimit për virusin COVID 19 në Kosovë.

Sipas njoftimit nga ana e ministrit në detyrë, Arben Vitia, një person është sheruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës COVID 19-të, përcjell „Zëri”.

Nga 89 persona të testuar 8 prej tyre janë pozitiv të cilët janë nga komuna e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Pejës.WERBUNG

Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, katër persona janë nga komuna e Vushtrrisë, tre nga Prishtina dhe një nga Peja.

Komunikatë për media

Sot me 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tetëdhjetë e nëntë (89) mostra të marra nga rastet e kontakteve në terren si dhe të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive.

Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot kemi lajmin e mirë se një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë. Nga data 08.02.2020 deri me 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 855 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1514 kontakte të rasteve. QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu