Nga Muaj Nentor, nuk ka para per Veteranet dhe Invalidet e Luftes

0
691

veteranet-640x330

Tre muajt e ardhshëm të këtij viti mund të jenë problematik për Qeverinë e Kosovës. Kjo për shkakun se rezervat shtetërore kanë përfunduar dhe pagesa e pensioneve për veteranët dhe invalidët e luftës mund të vihet në pikëpyetje.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për Tribuna Channel ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e mjeteve financiare  për këtë muaj.

Ai ka thënë se rezervat shtetërore kanë rënë në zero dhe për tre muajt e ardhshëm duhet të bëhet një zgjidhje e përkohshme.

Abrashi thotë se mundësia për zgjidhje është që mjetet të merren nga ministritë e tjera ose edhe nga komunat, që të bëhet një zgjidhje e përkohshme.

E Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një përgjigje për Tribuna Channel thotë se janë në konsultime me qeverinë e Kosovës në mënyrë që  skema e veteranëve të luftës të bëhet më të përshtatshme dhe të drejtë.  FMN thotë se ka shumë mundësi që përmes reformave të arrihen objektivat e synuara.

Veteranet

Veteranet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu